Severodonjecku dhe Lisiçansku “janë kthyer në qytete të vdekura”

June 7, 2022
1 minut lexim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ukrainase janë duke luftuar ende në Severodonjeck, pavarësisht se ushtria ruse ka më shumë trupa dhe armë në rajonin lindor të Ukrainës.

“Ata janë më shumë në numër, janë më të fuqishëm, mirëpo ne kemi mundësi të luftojmë”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se luftimet e ashpra shtëpi për shtëpi dhe bombardimet pa dallim të ushtrisë ruse, kanë kthyer Severodonjeckun dhe Lisiçanskun në “qytete të vdekura”.

Pushtimi i këtyre dy shënjstrave strategjike nënkupton se forcat ruse do të kenë kontrollin e gjithë rajonit Luhansk në lindje.

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë në përditësimin e saj të fundit më 7 qershor se përparimi rus muajin e kaluar rreth Severodonjeckut, tani ka stagnuar.

Sipas saj, Moska duhet të bëjë pikë kthese në zonat e Popasnas, Severodonjeckut dhe Izjumit, nëse dëshiron të shënojë “sukses dhe përparim drejt objektivave politike për të kontrolluar Donjeckun”.

Zelensky ka thënë orët e vona të 6 qershorit se “situatë kërcënuese” është duke u zhvilluar në Zaporizhja, qytet të cilin forcat ushtarake ruse mëtojnë ta kontrollojnë, pavarësisht se janë duke luftuar në Donbas.

“Armiku dëshiron të pushtojë Zaporizhjan”, ka thënë Zelensky.

Edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se trupat ushtarake ruse janë duke u forcuar në drejtim të Zaporizhjas.

Marrja e kontrollit të këtij qyteti do t’i mundësonte ushtrisë ruse që të arrinte më lehtë në qendër të Ukrainës.

Rajoni i Zaporizhjas, pjesë të të cilit tashmë kontrollohen nga Rusia, përbën një prej zonave më të mëdha industriale në Ukrainë dhe aty gjendet centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gazetari gjerman tallet me mediat e Vuçiçit për vizitën e Scholz në Serbi

Story i radhës

Romano zbulon të ardhmen e Ibrahimovic

Të fundit nga

ShkoLartë