Sërish protesta masive kundër qeverisë në Serbi

June 10, 2023
1 minut lexim

Në Beograd u mblodhën të premten (09.06.2023) dhjetëra mijë vetë në një demonstratë kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partisë në pushtet SNS.

Pjesëmarrësit në manifestimin e protestës u mblodhën përpara parlamentit në qendër të kryeqytetit dhe marshuan në dy kolona të ndara drejt selisë së qeverisë, sikurse njoftojnë mediat në Serbi. Kritikët e akuzojnë presidentin 53 vjeçar për një stil autokratik politik dhe për ekonomi të tarafeve.

Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq si dhe nëpunësve përgjegjës për aparatin e sigurisë. Protestuesit akuzojnë Vuçiqin dhe mediat bulevardeske nën kontrollin e tij, se po krijojnë një klimë të urrejtjes dhe të dhunës.

Pas dy sulmeve amok me gjithsej 18 të vdekur në fillim të majit në Serbi në mënyrë të përsëritur po zhvillohen protesta masive.

Sipas protestuesve qeveria nuk po i kundërvihet me vendosmërinë e duhur dhunës së përhapur në vend, posedimit privat të armëvedhe kriminalitetit të organizuar. Përveç kësaj kritikohet edhe për korrupsionin dhe kufizimin e lirisë së medias.

Vuçiq tha të premten, se qeveria nuk mund të bëhet përgjegjëse për krimet.

Manifestimi u organizua nga partitë e majta të opozitës si dhe lëvizjet qytetare.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse burrat i lënë gratë që i duan?

Story i radhës

Edhe një sportist lë Kosovën

Të fundit nga

Mexhiti: BDI është e kapur dhe e mbaruar

Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në Kuvend në përgjigje të interpelancës së parashtruar nga BDI, deklaroi se kjo parti është duke manifestuar një retorikë arrogante dhe

Lushaku-Sadriu fton diasporën të votojë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje ndaj diasporës që të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Lushaku-Sadriu ka
ShkoLartë