Problemet te Barcelona janë prezente edhe këtë verë, me klubin që nuk po arrin të federojë Markos Alonson.
Kampionët e La Liga vazhdojnë të vuajnë financiarisht, e kjo po i pengon që të federojnë si mbrojtësin 32-vjeçar, ashtu edhe Inigo Martinez dhe portierin Inaki Pena.
Pavarësisht situatës së vështirë, Alonso nuk e mendon largimin e ka refuzuar me vendosmëri ofertat nga klubet e tjera, raporton sportivja spanjolle “Sport”.
Katalanasit e konsiderojnë si pjesë të rëndësishme të ekipit dhe po punojnë që ta zgjidhin problemin.
Ish-lojtari i Çelsit nuk ka luajtur në dy takimet e para të blaugranave, të cilët nuk mund të veprojnë për shkak të kufizimeve nga rregullat e Fair Plait Financiar.
Barcelona ka pasur vështirësi në federimet e futbollistëve në vitet e fundit dhe është detyruar që të shesë asete, për ta zgjidhur problemin.
Në sezonin e shkuar, ata regjistruan në federatë 4 nga pesë afrimet e reja vetëm 24 orë përpara nisjes së kampionatit.
La Liga ka vendosur rregulla strikte ku çdo klubi i përcaktohet një shifër maksimale shpenzimi për ekipin e parë për transferimet dhe rrogat.