serish kater kandidate per bervenicen vlen garon me jakup huseinin aki me arkin jahijin por ke mbeshtet lsh ja 6aa5b24e5df1a

Sërish katër kandidatë për Bërvenicën, VLEN garon me Jakup Huseinin, AKI me Arkin Jahijin – por kë mbështet LSH-ja?!

September 12, 2026
min lexim
IMG 9893
Screenshot

Katër partitë më të mëdha kanë shpallur kandidatët e tyre për kryetar të Bërvenicës, për zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë.

VLEN do të garojë me Jakup Huseini – magjistër i shkencave juridike dhe që aktualisht punon si nëpunës shtetëror në Komunë.

“Përvoja e tij profesionale dhe puna e drejtpërdrejtë me banorët e kanë bërë të njohë nga afër nevojat, problemet dhe sfidat e Komunës. Me këtë kandidaturë, ofrojmë një kandidat me përgatitje juridike, përvojë profesionale dhe njohje të drejtpërdrejtë të Komunës së Bërvenicës”, thonë nga VLEN.

BDI, duke u thirrur në emrin e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, publikoi se kandidat i tyre për Bërvenicën është Arkin Jahiji.

Jahiji.

b8d6767277ce0993cc717529673c7072

lg.php?bannerid=1277&campaignid=487&zoneid=31&loc=https%3A%2F%2Ftv21

“Me Arkin Jahijin kandidat për Kryetar të Komunës së Bërvenicës dhe me Jusuf Shainin në krye të Shtabit, hyjmë në këtë garë me përkushtim, besim, energji dhe vendosmëri. Bërvenica ka nevojë për ndryshim, për punë dhe për një drejtim të ri. Tani është koha të bashkohemi dhe ta ndërtojmë së bashku Bërvenicën që meritojmë”, theksojnë nga BDI.

Por a do ta mbështesin këtë kandidaturë edhe dy partnerët e tjerë që janë në koalicion me BDI-në, Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës dhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit?

Nga Lidhja Shqiptare deri më tani nuk kanë dhënë mbështetje. Shprehin keqardhje që BDI dhe VLEN nuk u bënë bashkë për një kandidat të vetëm.

“Ne i qëndrojmë mbështetjes së një kandidati shqiptar dhe shprehim keqardhje që VLEN dhe BDI këtë garë e shndërruan në betejë partiake. Ne jemi në qëndrimet e njëjta siç kemi qenë edhe në të kaluarën kur kanë qenë në pyetje komunat shqiptare si Bërvenica, Buteli e Kërçova. Fundja ky është themeli i demokracisë, të respektohet vullneti i shumicës dhe shqiptarët janë shumicë në Bërvenicë”, potencojnë nga Lidhja Shqiptare.

Nga Aleanca për Shqiptarët e mbështesin kandidaturën e shkallur nën logon e AKI-së, Arkin Jahiji, vetëm që të mos të ketë përçarje të votës.

“Përkundër faktit që në Komunën e Bërvenicës kemi struktura të konsoliduara dhe jemi subjekt konkurrues, si ASH vlerësojmë se nuk duhet të kontribuojmë në përçarjen e votës shqiptare në këtë komunë. ASH do të vazhdojë aktivitetet e saj në kuadër të koalicionit AKI, në mbështetje të kandidatit të përbashkët”, deklarojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Sa u përket dy partive maqedonase, VMRO-DPMNE, nga radhët e së cilës vinte kryetari tashmë i ndjerë, Jovica Ilievski, do të garojë me Stojanço Radiçevskin – kryetar aktual i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë, i diplomuar për drejtësi dhe magjistër i së drejtës civile.

LSDM do ta synojë Bërvenicën me kandidaturën e Jovica Radeskit. Vjen nga sektori privat, ndërsa nga partia thonë se gjithë përvojën e tij të punës ia ka kushtuar qytetarëve, si veteriner dhe si këshilltar komunal.

Në Komunën e Bërvenicës më 18 tetor do të mbahen zgjedhje të parakohshme për kryetar të komunës, pasi kryetari, Jovica Ilievski, ndërroi jetë më 23 qershor të këtij viti, në moshën 58-vjeçare.

 

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiponja dykrenare mberrin te cardi b i dua shqiptaret 6aa5ae5d626c5
Lajmi i mëparshëm

Shqiponja dykrenare mbërrin te Cardi B: I dua shqiptarët!

Të fundit nga

Shpërthim në Shkodër, dyshohet për tritol

Një shpërthim është raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ndërsa dyshohet se mund të jetë përdorur tritol. Ende nuk dihet vendndodhja e saktë. Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e
ShkoLartë