Në Gjykatën themelore në Tetovë edhe sot është shtyrë fillimi i gjykimit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, ku jetën e humbën 14 persona, ndërsa rreth dhjetë të tjerë u lënduan.
Më 14 tetor u shty për sot, 8 nëntor, pasi dy nga të pandehurit nuk kishin avokatë. Për zjarrin në spitalin modular të akuzuar janë drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe mjeku Boban Vuçeski, por edhe Spitali Klinik Tetovë, si person juridik.
Prokuroria e Tetovës i akuzoi dy drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi për vepër penale vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe mjekut Boban Vuçevski për vepër penale mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, derisa subjekti juridik IPSH Spitali klinik Tetovë për vepra penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.