Serie A pritet të vijë me një risi në vitet në vijim.
Gjyqtarët, në fund të ndeshjes, do të dalin para kamerave dhe do t’i shpjegojnë vendimet e tyre të ndërmarra gjatë ndeshjes.
Jo vetëm kaq, pasi mendohet që kamerat do të pozicionohen edhe në sallën e VAR-it dhe në fund të ndeshjes do të transmetojnë mendimin e një prej asistentëve protagonist të asaj ndeshje.
Seria A është shoqëruar nga gabime të shumta gjatë gjithë sezonit dhe futja e sistemit VAR nuk i shpëtoi arbitrat nga polemikat e gjykimit. Tashmë pritet të ndodhë një revolucion i madh për futbollin italian i cili mund të ketë ndikim edhe në kampionatet e tjera europiane.