Serbi Novak Gjokoviq, njihet për provokime primitive, kundër shqiptarëve të Kosovës, pastaj para dy viteve e goditi me top gjyqtaren amerikane dhe asnjëherë nuk iu bind rregullit të vaksinimit kundër Covid 19.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, ia ndalojnë hyrjen të padisiplinuar Gjokoviq.
Sipas portalit italian “Tennisworlditalia”, situata në Amerikën e Veriut në lidhje me Covid-in nuk është e favorshme. Në dy vitet e fundit, sporti i tenisit ka pësuar ndryshime të mëdha pikërisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Edhe pse situata në Evropë lidhur me Covid-in është përmirësuar, ky nuk është rasti për Amerikën e Veriut, ku alarmi bie sërish.
Duke pasur parasysh se turneu në Montreal fillon më 7 gusht, ATP-ja u bëri thirrje sportistëve që të bëjnë analizat para se të udhëtojnë në Kanada, për të shmang situatat e pakëndshme.
Ndaj, mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm i autoriteteve amerikane dhe kanadeze, se nuk do të ketë përjashtime dhe se për të hyrë në të dyja vendet është e nevojshme të vaksinohen kundër Covid. Është një situatë që e përjashton Novak Gjokoviqin nga turneu amerikan.