Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit ju thye shtamba propaganduese në Bruksel

min lexim

Kryeministri Albin Kurti më 21 nëntor 2022 në takimin në Bruksel, e mbrojti të drejtën dhe dinjitetin e Kosovës, përballë Serbisë kriminale dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq te nxitur nga Rusia kriminale dhe krimineli Vladimir Putin, si edhe përballë BE-së pro serbe dhe përballë pro serbëve Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Mbrojti të drejtën dhe dinjitetin e Kosovës, përballë presioneve të fuqishmë të BE-së dhe SHBA-ve, për të bërë lëshime të dëmshme që e dëmtojnë Kosovën, karshi Serbisë lajkatare e kriminale.

Mbrojti të drejtën dhe dinjitetin e Kosovës, për t’a mbuluar mosinteresimin 22 vjeçar të BE-së dhe SHBA-ve për t’i dhënë fund krizës në mes Kosovës paqedashëse dhe Serbisë agresore gjenocidale.

skandaloze e Joseph Borellit pas përfundimit të këtij takimi, duke e fajësuar Kosovën, i tregoi botës sesa larg janë BE-ja, Borelli dhe Lajçaku nga drejtësia dhe demokracia e vërtetë.

Albin Kurti demaskoi paaftësitë dhe shantazhet në ecurinë 11 vjeçare të dialogut Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga favorizuesit e Serbisë kriminale Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, dhe aktualisht nga Joseph Borell dhe Miroslav Lajçkak, proserbë të dëshmuar dhe të papërdhtatshëm, e pa kredibilitet moral e diplomatik, sepse vijnë njëri nga Spanja e tjetri nga Sllovakia, që nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Demaskoi edhe mosgatishmërinë e SHBA-ve, e cila nëpërmjet Gabriel Escobar- emisarit për Ballkanin Perëndimor për komoditetin e tyre diplomatik, e kanë më lehtë të kërkojnë lëshime nga Kosova viktimë, sesa nga Serbia agresore gjenocidale.

Për krijimin e kësaj situate të tensionuar e konfliktuoze në Veri të Kosovës, fajtorë kryesorë janë PDK-ja me në krye Hashim Thaçin, LDK-ja me në krye Isa Mustafën dhe AAK-ja me në krye Ramush Haradinajn, të cilët nga joshja për pasurinë e braktisën lavdinë e atdhedashurinë dhe e përqafuan tradhtinë.

Nyja e këtij problemi qëndon në faktin që SHBA dhe BE deklarojnë se dëshirojnë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Kosova kërkon njohje të ndërsjellë, ndërsa Serbia hegjemoniste synon riokupim të Kosovës.

Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq po e ndjekin rrugën e kriminelit Sllobosdan Millosheviq, dhe deklarojnë në vazhdimësi se nuk do ta njohin kurrë Kosovën shtet, se dialogu Kosovë -Serbi bëhet për ta caktuar statusin e Kosovës dhe se Kosova gjoja është provincë serbe.

Në këtë situatë në të cilëm po ndodhemi, Kosova viktimë dhe Albin Kurti mbrojtës, e simbolizjnë Davidin, ndërsa hileqarët dhe armiqtë shkatërruesm e simbolizojnë Goliatin.

Marrëveshjet e dëmshme të nënshkruara në Bruksel nga tradhtarët e Kosovës, si ajo për Asociacionin, duhet të shfuqizohen në Parlamentin e Kosovës, siç janë shfuqizuar shumë traktate e marrëveshje me rëndësi globale.

Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës me vendosmërinë e tij për ta mbrojtur të drejtën e Kosovës, simbolizon Davidin.

Serbia Kriminale, Rusia Kriminale, Edi Rama, PDK dhe Memli Krasniqi, LDK dhe Lumir Abdixhiku, AAK dhe Ramush Haradinaj, Joseph Borell, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, me obstruksionet dhe hilet e tyre, simbolizojnë Goliatin.

Kosova, Albin Kurti dhe shqiptarët e Kosovës me të drejtën dhe të vërtetën e tyre e kanë Zotin mburojë, sepse shqiptarët janë autoktonë në tokën e tyre të shenjtë, të larë e të njomur me shëkuj me gjakun e shqiptarëve.

Serbia krimnale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, Rusia kriminale dhe krimineli Vladimir Putin, Ballkanin e kanë tokë të huaj, janë nën ndikimin e djallit mashtrues, dhe se tani u ka ardhur fundi dhe domosdo do ta pësojnë fatin e Goliatit.

Kosova dhe Albin Kurti, ngjashëm si Davidi, po përballen me Serbinë agresore gjenocidale, me kërcënimet e saj me armatim dhe me ushtri, me bandat kriminale serbe në Veri të Kosovës, me Edi Ramë tradhtarin pro serb, dhe me partitë tradhtare opozitare në Kosovë PDK, LDK dhe AAK.

Kjo opozitë në Kosovë me naivitetin e saj shpreson se do ta rrëzojë Albin Kurtin, sidomos pas vizitës së Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut në Bruksel dhe Uashington, duke llogaritur edhe në ndihmën e AAK-së së Ramush Haradinajt, të cilët me kritikat bajate ndaj Albin Kurtit dhe Qeverië së tij, synojnë të rikthehen ta udhëheqin Kosovën.

Ky është demonstrim mashtrues i mendjemadhësisë së të fortit, e ngjashme si ajo e Goliatit që mbështetej në trupin e tij gjigand, në veshjen e tij me parzmore metali, në shpatën e tij të mprehtë dhe në ushtrinë e tij.

Por Davidi, me guximin e tij dhe me mbështetjen e Zotit, pa parzmore metalike, pa shpatë e pa ushtri, me të drejtën dhe trimërinë e tij, i doli përballë Goliatit, dhe vetëm me një gur që e nxori nga strajca dhe e hudhi më forcë me hobenë e tij, e qëlloi Goliatin mu në lule të ballit dhe e përplasi të vdekur në tokë.

Ky është mësimi dhe udhëzimi më i mirë për Kosovën dhe Albin Kurtin, se kur je në të drejtë të ndihmon edhe Zoti, dhe se nuk ka padrejtësi që nuk mund të mposhtet me vendomëri, përkushtim dhe sinqeritet.

Ky është mësimi më i mirë dhe rruga më e mirë që e jep ndodhia mes Davidit dhe Goliatit që ngjau 3 mijë vite më parë në Luginën Eloh-s, ngjarje e cila tregon se Davidi me trimërinë dhe guximin e tij e shpëtoi Luginën dhe popullin e saj nga kërcënimet e Goliatit.

Fati i Goliatit i pret edhe Serbinë kriminale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, e pret edhe Rusinë kriminale edhe kriminelin Vladimir Putin, e pret edhe opozitën e sotme në Kosovë.

Fati i Goliatit i pret edhe shantazhuesit e Kosovës Joseph Borel, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, të cilët po e shantazhojnë Kosovën viktimë, karshi Serbisë agresore gjenocidale, duke e pranuar çdo kërkesë destruktive dhe armiqësore të Serbisë, karshi Kosovës viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale në vitët 2998/99.

Çfarë kompromisi po i lejohet Serbisë kriminale pas tërë atyre krimeve, dhunimeve dhe dëbimeve makabëre që i kreu Serbia në Kosovë ?!

Çfarë zbatimi të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën lypin Joseph Boprell-Shef për Politikë të jashtme i BF-së, Miroslav Lajçak- emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi dhe Gabriel Escobar- i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, marrëvesdhje që i negocuan dhe nënshkruan tradhtarët e Kosovës, Edita Tahiri, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Skender Hysëni dhe Avdullah Hoti.

Marrëveshjet e dëmshme për Kosovën , nuk duhet të pranohet në asnjë mënyrë dhe domosdo duhet të shfuqizohen nga Parlamenti i Kosovës.

Janë shfuqizuar shumë traktare dhe marrëvshje ndërkombëtare me rëndësi globale, e nuk mundëshka të shfuqizohet marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe.

Marrëveshjet e nënshkruara të dëmshme për Kosovën, nuk janë libra të shenjtë, nuk janë as Teurat, as Ungjill dhe as Kur’an, që të mos mund të shfuqizohen.

Këto marrëvehje të dëmshme për Kosovën i kanë nënshkruar tradhtarët e Kosovës në bashkëpunim me hipokritët hileqarë Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, e tani Josph Borell, Miroslav lajçak dhe Gabriel Escobar, me hipokrizinë e tyre këmbëngulin që këto marrëveshje të nënshkruara të zbatohen, gjithnjë për t’i favorizuar Serbinë kriminale dhe Rusinë kriminale.

E tërë kjo padrejtësi dhe hile ndaj Kosovës bëhet, nga neglizhenca e BE-së dhe e SHBA-ve për ta detyruar Serbinë kriminale t’i vë sanksione Rusisë kriminale.

E tërë kjo padrejtësi dhe hile ndaj Kosovës bëhet, gjoja për ta joshur Serbinë kriminale të shkëputet nga Rusia.

E tërë kjo padrejtësi dhe hile ndaj Kosovës bëhet, me pretekstin se, gjoja Serbia do ta sulmojë Kosovën dhe se lufta nga Ukraina do të arrijë edhe në Ballkan, këto janë vetëm parashikime.

Se çka do të ndodh nesër me Serbinë, Kosovën dhe me Ballkanin e din vetëm Zoti, e askush tjetër.

Krrimineli Aleksandër Vuçiq- presidenti i Serbisë kriminale dhe krimineli Ivica Daçiq- ministri i Jashtëm i Serbisë kriminale, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, moti është dashur të jenë prapa grilave në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë.

Nuk mund të dialogohet paqja dhe siguria në dialogun Kosovë- Serbi me kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, të cilët ishin nxitës dhe pjesëmarrës të krimeve në agresionet gjenocidale që Serbia kriminale i kreunë fundshekullin e 20-të në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Story i mëparshëm

Grubi: Vlerësoj se edhe tek VMRO ka deputet që do të përkrahin integrimin e vendit në BE

Story i radhës

Takimi Kurti-Vuçiç, Presidentja e Kosovës kritikon Borrellin: Ishte i njëanshëm, akomodoi agresorin

Të fundit nga