Serbia vajton dënimin e rëndë nga UEFA, kapet për Kosovën 

July 15, 2022
1 minut lexim

Serbia dënohet në mënyrën më shembullore nga asociacioni më i lartë evropian, UEFA.  

Një dënim shumë i merituar për shkak të fyerjeve  raciste.

Mediat serbe veçmas “Kurir” me shkrimet e saja primitive, shpif kundër Kosovës.

“Se çfarë dënimi e pret klubin shqiptar pas shpërthimit të tifozëve në ndeshjen mes FC Llapi të Podujevës dhe Buduçnostit të Podgoricës në Conference League, mbetet të shihet në periudhën e ardhshme.

Serbia është dënuar rëndë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s për shkak të shpërthimit racist të tifozëve të saj dhe çfarë sanksionesh e pret FC Llapin pas sjelljes së turpshme të tifozëve shqiptarë në Prishtinë?

Deri tani UEFA ka treguar se nuk ka shumë mëshirë për shpërthimet e tifozëve dhe shembulli më i fundit është sigurisht mbështetësit e kombëtares sonë dhe greke, të cilët ishin të fundit radhazi që u ndëshkuan për sjellje të pahijshme të tifozëve në tribuna.

Në Prishtinë kanë shfaqur hartën e Malit të Zi të ndarë me mbishkrimin: “Ti je radha…”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishin rreth 11 mijë shikues dhe në tribuna dominonin flamujt shqiptarë dhe nuk munguan edhe flamujt me simbolet e Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, shkarravit media serbe.

Kujtojmë se komisioni disiplinor i UEFA-s e ndëshkoi Serbinë për sjelljen e tifozëve në ndeshjet e luajtura në qershor kundër Norvegjisë dhe Sllovenisë në Ligën e Kombeve. Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar me gjobë prej 43 mijë eurove për disa pika.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dhjetëra misione diplomatike, por vetëm shtatë atashe ushtarakë

Story i radhës

Përpara se të mendoni se nuk ia vlen të ecni përpara, mbani mend këto 4 gjëra

Të fundit nga

ShkoLartë