Dita e 31 korrikut, ishte dita, apo nata, e fillimit të zbatimit të marrëveshjes së arritur me Serbinë, mbi reciprocitetin. Ndodhi qka ndodhi, raportuan mjetet e informimit, raportuan madje, edhe mjetet ndërkombëtare.
Të gjitha të zezat që i bën serbët në veri, edhe fëmiu në djep, e din dhe e kupton se ishin të përgaditura nga kreu i shtetit serb. Në mjetet serbe të informimit, lexova se, edhe Putini famëkeq, kishte reaguar –deri kur do të dëbohen serbët nga Kosova. Nuk u befasova, nga se e kam të qartë se, Rusia dhe Serbia, janë nënë e bijë. Befasohem me institucionet europiane, madje, edhe me SHBA se, kur do i kuptojnë gënjeshtrat dhe marifetllëqet e flliqta të Serbisë. Kur do e kuptojnë se, shtetet, etnikisht të pastëra nuk egzistojnë, se Serbia është shtet tipik, i cili haptazi, pretendon se, shteti i Serbisë, duhet të shtrihet deri aty, ku edhe një serb gjindet. E pretendon Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi!!!
Realizimi i procesit të reciprociteti, mjerisht, u shty për në fillim të shtatorit. I sygjeroi shtetit dy gjëra:
Së pari, kujdesi dhe gadishmeria e shtetit duhen me qenë permanente. Në fakt, ajo që ndodhë në Ukrainë, e tërheqë vemendjen e bashkësisë ndërkombëtare. Ndaj, nuk përjashtohet mundësia që, Serbia gjenocidiale, mund të përpiqet për ndonjë sulm kundër Kosoves, dhe atë në atë mënyrë që, separi i nxit serbët në veri që të provokojnë dhe krijojnë trazira, të cilat, Serbis i sherbejnë si motivacion për donji veprim.
E dyta, gjatë kësaj periudhe, Kosova, duhet të veproi dhe me argumente, të bindë bashkësinë ndërkombëtare se, serbët në Kosovë, në asnji mënyrë, nuk janë të kanosur. Janë vetizoluar dhe nuk e pranojn dhe nuk e rrespektojnë shtetin e Kosoves. Veprojn sipas udhzimeve të shtetit serb. Institucionet ndërkombëtare, duhet të informohen dhe ta kuptoin se, edhe Kryetari edhe Kryeparlamentari i Serbisë, ishin dora e djathtë e famkeqit – Kasapit të Ballkanit, të cilet, në vazhdimsi, u përpoqen për zhdukjen e kosovarve. Ujku qimen e ndrron por hujin nuk e ndrron.
Luz Tomaj,
08/01/2022