Serbia po armatoset që ta mbroj Ballkanin, kurse Kosova po armatoset që ta sulmoj Serbinë!

April 18, 2022
min lexim

Serbia haptas deklarohet : Ne jemi shteti më i madh në rajon. Ne jemi shteti më i zhvilluar i rajonit. Ne jemi ekonomikisht më të fortit e rajonit. Ne jemi shteti më i fuqishëm i Ballkanit, prandaj edhe përgjegjësia më e madhe për rajonin bie mbi ne.

Po ashtu po dëgjojmë ankesa nga fqinjët, se ne po armatosemi. Ne nuk e mohojmë këtë. Jemi armatosur nga Rusia. Tash u armatosëm edhe nga Kina. Planifikojmë të armatosemi edhe nga Franca dhe Turqia. Kjo është një nga detyrat paqësore të shtetit tonë

Rama deklaroi haptas në Berlin, armatosja e Serbisë nuk paraqet rrezik për rajonin. Një armatosje e tillë është për vetëmbrojtje, tha ai.

Por pa pikë turpi Vjosa dhe Albini në vend se t´i harmonizojnë qëndrimet me  Ramën, deklarojnë se armatosja e Serbisë paraqet rrezik serioz për tërë Ballkanin, rajonin dhe Evropën.

Për fat të mirë, i vetmi lider i rajonit që mendon me arsye dhe ka vizion për të ardhmen është pra Rama.

Momentalisht ai mbetet i vetmi lider i cili e ka kuptuar që Serbia lufton për ta mbrojtur të tërë Ballkanin, nga rreziku që i kanoset rajonit.

Shikojeni BE që po insiston të zgjerohet gjithandej kah mundet. NATO po ashtu po përpiqet që të tërë botën, ta ketë nën rrjetën e saj.

SHBA po ashtu po i zgjeron bazat e saj gjithkah nëpër botë dhe po insistojnë të futen edhe në rajonin tonë.

Ne jemi shtet i pa inkuadruar, prandaj duam që edhe kështu të mbetemi.

Të vetmet që na kuptojnë në rrugën tonë, janë Rusia dhe Kina. Ato jo vetëm që ne na ndihmojnë, po janë të gatshme të tërë rajonin ta përkrahin, ta nxjerrin nga varfëria dhe të kujdesen për stabilitetin politik të tij.

Ne jemi në bisedime me shtetet e Ballkanit Perëndimor për një platformë të tillë, po kundërshtimin më të madh e kemi pikërisht nga Kosova.

Ka dy vite që përmes Ramës po insistojmë që t´i bindim kosovarët, por kot, as Ramën nuk po e dëgjojnë.

Ne kur tash po fuqizohemi edhe më shumë sidomos në blerjen e armatimit, Kosova u vizitua nga aeroplani më i madh transportues anglez. Po flitet se Anglia solli armatime.

Kjo ishte një befasi për ne. Pse të armatoset Kosova. Një armatosje e tillë paraqet rrezik për rajonin. Armatosja e Kosovës për ne do të thotë rrezik, apo baras me sulm ndaj Serbisë.

Ne deklaruam se armatosja e jonë do të thotë mbrojtje e Ballkanit, po çfarë do të thotë armatosja e Kosovës ?

Për këtë ne protestojmë dhe jemi tejet të shqetësuar. Reagimi ynë do të bëhet publik dhe për këtë do ta njoftojmë, Federatën Ruse dhe Kinën.

Kosova paraqet rrezik për rajonin dhe Serbinë, këtë duhet ta kuptoi bashkësia ndërkombëtare. Kjo është vija e kuqe për ne.

 Mars – Rover, ( shkrim me përmbajtje ironike)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Kamëz

Story i radhës

Dodik: Shtyhet miratimi i ligjit për ushtrinë dhe tatimin në Republikën Sërpska

Të fundit nga

ShkoLartë