Serbia, para dilemëshamletiane; “Me qenë, apo mos me qenë”, (To Be or not to Be)..!?

April 10, 2022
min lexim

Tani më, kur lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e dytë, dhe kur askush nuk mund ta parasheh epilogun e saj shumë tragjik për popullin ukrainas, as se si do duken kufijtë shtetëror të saj pas përfundimit të agresionit ushtarak rus, seçfarë do jetë fati i popullit dhe shtetittë Ukrainës, se si do duket Evropa, por edhe vetë Rusia pas përfundimit të luftës, është pothuajse e pamundur  të jepen përgjigje dhe konstatime të sakta me pyetjet e shtruara më lartë. Por, një gjë është e sigurt, dhe këtë e kanë thënë shumë liderë botërorë, se bota, sidomos Evropa, nuk do jenë kurrë më ato që ishin para 24 shkurtit 2022..!?

Por, janë dy gjëra që kanë ndodhur në dy ditët e fundit të cilat dua t’i shtroj këtu;

E para, është vizita në Shtëpinë e Bardhë dhe takimi i ambasadorit (çetnik) të Serbisë, Marko Gjuriç me presidentin e SHBA-ve, JoeBiden, dhe

E dyta, deklarata e Edi Ramës, se “është Ballkani i hapur, ai i cili dy herë e rreshtoi Serbinë krah Perëndimit, pra kundër Rusisë..”..!?

Pra, sa i përket vizitëssë ambasadorit të Serbisë, Marko Gjuriç, në Shtëpinë Ovale dhe takimine tij me presidentin Biden, sipas bindjes time të thellë, nuk është kurrfarë fitore diplomatike e Serbisë në marrëdhëniet e saj me SHBA-të, veçse është një shans për Serbinëi dhënë nga State-Departamenti amerikan i shtetit,qëta joshë Serbinë që të rreshtohet, sa nuk është ende vonë,me botën perëndimore, e jo me Rusinë fashiste të kriminelit të luftës, V. Putin. Kjo, po qeseSerbia vërtetë dëshiron të mbijetojë si shtet evropian,përndryshe rreshtimi i Beogradit zyrtar me Rusinë fashiste, nënkupton qartëzhbërjen graduale të popullit dhe shtetit serb, i cili edhe ashtu është duke shkuar drejtë zvogëlimit të numrit të popullsisë, siç e tregojnë këtë trendët aktuale të rënies së natalitetit në Serbi..!?

Se, regjimi diktatorial i Beogradit zyrtar gjendet para dilemave historike, këtë më se miri e tregon qëndrimi gjithnjë pro-Rusisë, duke mos i vënë sanksione ekonomike si gjitha vendet e Evropës perëndimore, por edhe mos votimi (abstenimi) i përfaqësueseve serb në Asamblenë parlamentare në Këshillin e Evropës kundër përjashtimit të Rusisë me 16 mars, për dallim nga votimi i fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku përfaqësuesi i Serbisë votoi pro-pezullimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut pranë kësaj organizate me 7 prill 2022.

Kështu që, lidhur me kritikat e ashpra që i mori nga zyrtarët rus dhe opozita në Serbi, për votimin pro largimit të Rusisë nga Këshilli i të drejtave të njeriut pranë OKB-së, presidenti serb A. Vuçiq,deklaroi dje, se kishim “presion të madh” nga Perëndimi për ta bërë një gjë të tillë..!?

Andaj, duke u bazuar në zhvillimet e fundit politike në Evropë si dhe zhvillimet gjithnjë më tragjike të luftës në Ukrainë, mendoj se dilemën hamletiane zyrtarët serb në Beograd; “me Rusinë, apo me Perëndimin”, e kanë zgjidhur me zor, duke u përcaktuar për variantin pro-perëndimorë por pa u deklaruar publikisht, qëndrim ky i cili me siguri se do sqarohet në ditët dhe javët në vijim!

E dyta; lidhur me deklaratën banale dhe fare pa sens politik të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhënë sot mediave,“Se çdo shqiptari i vije mirë kur për dy herë rresht Serbia bashkohet me Perëndimin në Kombet e Bashkuara kundër Rusisë, dhe se kjo nuk do të kishe ndodhur pa Ballkanin e Hapur, dhe se “jemi shumë të vendosur të ecim me Ballkanin e hapur,le të thonë çfarë të duan përqafuesit e turbo-folkut nacionalist, ne do vazhdojmë me Ballkanin e hapur..”(!?), vërtetë një deklaratë e këtij lloji absurd, flet shumë qartë për mjerimin politik të Edi Ramës, thua se nuk jeton fare në planetin tokë, duke mos e kuptuar faktin, se rendi botëror i cili ka ekzistuar deri më 24 shkurt 2022, kur filloninvazioni rus mbi Ukrainën, ka rënë përgjithmonë.

Ndaj të flasësh sotbroçkulla të tipit “Ballkani i hapur” me Serbinë fashiste, ose të ligjërosh për Socializmin komunist ruso-sllavo-ortodoks, si ideologji dhe platformë e Partisë socialiste (PS) në krye të cilës gjendet Edi Rama, thënë më së buti, është idiotizëm i kulluar si dhe anti-shqiptarizëm i sojit më ekstremqë kombi shqiptar nuk i ka përjetuar në historinë tijshekullore..!?  

SHBA-ja e Perëndimi po tregohen tejet të kujdesshëm për të mos u bërë palë ndërluftuese në konfliktin e armatosur në Ukrainë, çka tregon se nuk po e shpërfillin kërcënimin rus për të provokuar një Luftë të Tretë Botërore, madje me armë bërthamore, sepse e dinë se edhe sikur Putini e Lavrovi kur flasin për këtë luftë në mendjet e tyre të kenë vetëm blofin për shantazhin e radhës, të papriturat mund të ndodhin në shumë mënyra. Prandaj Perëndimi po e ngushëllon e trimëron veten më shumë se ukrainasit me vlerësimet e larta për qëndresën heroike përballë agresionit rus dhe me fitoren e madhe që është arritur në Ukrainë, ku tashmë ka dështuar plani i Putinit për të pushtuar brenda 48 orësh me luftë të rrufeshme Kievin, për të vendosur atje një regjim e qeveri kukull moskovite që do ta rikthente faktikisht Ukrainën në ish-Bashkimin Sovjetik.

Prandaj botës po i kërcënohet…

Terrorizmi rus me luftë botërore bërthamore

Çfarë trillimi hava, duhet t’i vije turp E. Ramës për këtë gënjeshtër banale, se gjoja sipas tij, po mos të ishte “Ballkani i hapur”, Serbia do shkonte me Rusinë…!? Serbia le të shkon kah të dojë, por ajo kurrë nuk ndahet nga nëna Rusi, e cila e themeloi dhe e mbajti si police hegjemoniste në Ballkan..!? Tradhtia e E. Ramës ndaj Kosovës, i kalon përmasat e çdo tradhtie tjetër kombëtare, dhe këtë akt kosovarët nuk do ia falin kurrë vëllait të A. Vuçiqit në Tiranë… e që quhet Edvin Kristaq Rama..!?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dimër në pranverë, nisin reshjet e dëborës në bypass-in e Murrizit

Story i radhës

7 efekte negative, çfarë i ndodh trupit tuaj nëse anashkaloni mëngjesin

Të fundit nga

ShkoLartë