Serbia pa u ndëshkuar nuk do të disiplinohet dhe ballkani të qetësohet

May 30, 2022
min lexim

Serbia duhet të ndëshkohet për luftat e përgjakshme dhe masakrat që qojnë në gjenocid ndaj popujve jo serb, si ndaj boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve, ku vetëm brenda një dite në luftën e fundit në Bosnje, në vitn 1992-1995, ushtria dhe paramilitarët serb, në udhëheqjen e gjeneralit serb R. Mlladiç, masakroi mbi 8mijë burra dhe njerëz të pa fajshëm të kombit boshnjak në Srebrenicë.

Një luftë e tillë nuk ishte e rastësishme, por ishte e planifikuar dhe e përgaditur mirë nga politika e Serbisë, në krye me Millosheviqin, e cila luftë me një bilanc të përgjithshëm tragjik muar jetërat e mbi 100 mijë viktimave, ndërsa gjenocidin e kësak lufte mbi këtë popullatë në Srebrenicë, Serbia e sotme në krye me Vuçiqin, e mohojnë se ishte një gjenocid, duke i quajtur këto viktima si trillime.

Serbia pas shpërbërjes së Jugosllavisë, muar hov dhe shpërtheu me nacionalizmin e vet serb në krye me Millosheviqin, duke sulmuar së pari Slloveninë, por për fat të mirë sllovenët e organizuar mirë dhe të vendosur e përzunë ushtrinë dhe forcat serbe nga Sllovenia, brenda dhjetë ditëve, me çrast nuk kishte më shumë se dhjetëra viktima.

Radhën tani e kishte Kroacia, vetëm në qytetin e Vukovarit, që pësoi më së shumti nga kjo luftë e përgjakshme, duke u shdërruar në një vend të tmerit, ku humbën jetën dhe u masakruan mbi 3600 viktima, siq thuhet ky vend u bë edhe si kryeqendra e përgjakjes jugosllave.

Ndërsa, Kosovën e la si « qershinë mbi tortë » sepse këtu e kishte tërë mëllefin dhe urrejtjen e madhe ndaj shqiptarëve, që e kishte akumuluar me shekuj dhe me një qëllim të caktuar, që këtë popull ta shlyej dhe ta zhduki nga sipërfaqja tokës, dhe tokën e Dardanisë, t’a populloj me kolon dhe ardhacakë serb nga viset e ndryshme të Serbisë, por për fat të keq edhe kjo i shkoi huq…

Serbia fashiste gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkatërroj dhe dogji gjithçka që është pronë e këtij populli, shkakëtoj në gjithë vendin më shumë se 400 masakra, me mbi 15 mijë viktima të pa fajshme, në mesin e tyre edhe 1434 fëmijë, prej të cilëve edhe në gjirin e nënave të veta, maltertoi dhe përdhunojë mbi 20 mijë gra edhe femra të mitura të këtij populli.

Dhe për gjitha këto të bëma dhe luftëra të përgjakshme që shkakëtoi regjimi i Serbisë dhe kriminelët e saj, ndaj popujve jo serb, as çereku i kriminelëve serb nuk janë ndëshkuar apo të dënuar nga Gjykatat ndërkombëtare, por shumica e tyre janë të lirë dhe shetisin botën pa u penguar fare, ndërsa një pjesë e madhe e këtyre krimineleve janë në vende udhëheqëse dhe kyçe nëpër Institucionet e Serbisë.

Dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj historie makabre të Serbisë, edhe e sotmja e saj me politikat e njëjta të regjimit të vjetër i kontribuon të njëjtës linie, sikur ajo e ofertës ruse, duke u poziocionuar në anën e Rusisë fashiste, e cila pretendon ta okupojë dhe nënshtrojë Ukrainën, si një vend demokratik dhe i pa varur, me çrast gjitha vendet demokratike të botës janë kundër këtij agresioni që po shkakëton gjakderdhje ndaj një populli të pa fajshëm.

Prandaj, edhe Evropa, me politikat e veta jo aq efektive po qëndron në një mënyrë e pa faktorizuar mirë ndaj qëndrimeve dhe politikës së Serbisë, dhe sikur nuk është e gatshme të prodhojë politika efektive por edhe politika që i trajton të drejtat e popujve të vet në një mënyrë të barabartë, kur kemi të bëjmë me krimet e regjimit të Serbisë, dhe pa ndëshkueshmërinë ndaj tyre, që masakruan dhe viktimizuan qindra e mija njerëz të pa fajshëm në gjithë rajonin e Ballkanit, si pjesë përbërëse e këtij kontinenti të vjetër.

Dhe përkrahja e Serbisë, duke mos e ndëshkuar me sanksione agresorin rus, e ka domethënjën e rrezikshme të politikës serbe, e cila nuk ka ndryshuar me regjimin e vjetër dhe po qëndron e lidhur me zingjirin dhe projektin ruso-serb, për t’a destabilizuar Ballkanin perëndimor.

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, është luftë e egër dhe fashiste, luftë kundër qenjës së lirë dhe të drejtave njerëzore, ndaj sëcilës është kundër gjithë bota demokratike. Kjo luftë pothuaj po zhvillohet në zemër të Evropës, e cila është nisur nga një logjikë e sëmurë njerëzore, që ka për synim dhunën, pushtimin e popujve dhe vendeve tjera, të cilat tipare sot nuk po i kundështon Serbia, por po anon dhe i përkrah me fanatizëm.

Prandaj, edhe problemet që lidhen me çështjen e serbëve dhe shqiptarëve, si edhe rrezikun që mund ta sjell me vete situata e tanishme e luftës në Ukrainë, në ecurinë e mëtejme të kësaj gjendje, pasojat mund të jenë të pa imagjinueshme, nëse synimet e Serbisë dhe ambicjet e saj nuk parandalohen, duke e ndëshkuar Serbinë dhe duke i dënuar kriminelët e saj, për gjitha krimet që i shkakëtuan popujve jo serb, në mënyrë që së paku të disiplinohet Serbia dhe Ballkani të qetësohet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Më shumë reshje të shiut në Gjurishte dhe Strumicë, 43 litra në metër katror

Story i radhës

Luftimet e ashpra lënë pa energji elektrike Donetsk-un, 115 minatorë mbeten të bllokuar nëntokë

Të fundit nga

ShkoLartë