Serbia në alarm, BE ashpër rrit presionin për sanksionet ndaj Rusisë: Ose me ne ose me “kasapin”

March 18, 2022
min lexim

Brenda 24 orëve të fundit nga BE kanë arritur dy porosi të ashpra se Serbia duhet të harmonizohet me Brukselin dhe të vendos sanksione Rusisë për shkak invadimit të saj në Ukrainë, secila më e ashpër se tjetra, ajo direkt se nëse “bashkëpunoni me Putinin dhe Kremlinin me dike që pret popullin dhe shkatërron Ukrainën, për të kaluar në nivelin e lartë kërcënues se “Serbia qartë e di cili është çmimi nëse ndodhet në anën e gabuar”, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Serbia qëndrimin e saj ndaj krizës e ka shprehur në dokumentin 15 pikësh ku thuhet se Beogradi respekton integritetin e Ukrainës , por nuk vendos sanksione ndaj Rusisë.

Serbia ka mbështetur rezolutën në OKB kundër agresionit rus dhe iu bashkua sanksioneve të BE-së ndaj ish presidentin Viktor Janukoviç, që besohet se është shtetas rus dhe drejtues në udhëheqjen ukrainase nga 2010 deri 2014.

Kjo për BE-në, që me Serbinë bisedon për anëtarësim tash 10 vjet, duket se nuk mjafton dhe Brukseli hapur ka bërë të ditur, duke vendosur dorezat në sirtar, por në skenë ka presione gjithnjë më të mëdha.

“Ndaloni masakrën”

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka thënë se “vlerëson pozicionin e Serbisë”, kur bëhet fjalë për rezolutën e OKB-së, por e fton nëse dëshiron t’i bashkohet “bashkësisë civilizuese”, të vendos sanksione politike, ekonomike edhe financiare për të ndalur ‘masakrën’ e Putinit në Ukrainë”.

“Nëse bashkëpunoni me Putinin dhe Kremlinin, nëse iu siguroni financim, nëse i ndihmoni të ju shmangen sanksioneve që kanë vendosur 40 vende, ju punoni me dike që masakron popullin dhe shkatërron Ukrainën”, tha Stano.

“Cili është çmimi?”

Logjikisht shtrohet pyetja cili do të jetë çmimi, duke marrë parasysh se deri tash askush hapur nuk ka folur për këtë. Sipas “Blic”, pushteti në Serbia merr vërejtjen se nëse nuk iu bashkohet sanksioneve, investimet gjermane do të tërhiqen dhe humbjet do të shkojnë me humbjen e mbi 40 mijë vendeve të punës.

Në atë skenar do të gjendeshin edhe disa kompani nga vendet tjera që do ta pasonin Gjermaninë, kështu kreu i shtetit ndodhet në presione të mëdha, ndërkohë që ka kërcënime edhe për sanksione edhe vendosje të vizave.

Ndaloni bisedimet

Drejtori i Qendrës për regjionalizim Aleksandar Popov, tha se çmimi më direkt është se mund të ndalohen bisedimet për anëtarësim në BE.

“Nuk është e rastësishme se porosia erdhi në prag të zgjedhjeve se do të jetë “ose –ose” de besoj rritjen e presioneve. Në rast të ndërprerjes së rrugëtimit drejt BE-së, situata do të jetë e rëndë, pasi Serbia rreth 70 për qind të shkëmbimit tregtar e ka me BE-në, ndërsa në vitet 2020 dhe 2021 më shumë eksportoi në Rumani se Rusi. Do të na duhet të harrojmë fonde, mbase Orban e Hungaria do ta kundërshtojnë këtë, por do të gjendet rrugë për kryerjen e asaj që kanë në plan”, tha Popov.

Se ka ide të tilla dëshmohet letra e euro-deputetëve të grupit liberal që kohë më parë ia dërguan Ursula von der Leyen dhe Borrellit, ku kërkohet ngrirja e bisedimeve me Serbinë dhe ndalimi i ndihmave financiare përderisa nuk harmonizohet politika e saj me Brukselin në lidhje me Rusinë.

Rreshtimi

Por, situata në Serbi do ishte e rëndë nëse vendosen sanksione ndaj Rusisë.

“Moska vështirë do ta përballonte duke marrë parasysh raportet e afërta me Beogradin. Na ka futur në borxh me gazin dhe OKB, blerje të aeroplanëve Mig. Mund të vijë te problemi me emergjenca që nuk është gjë e vogël”, tha Popov.

Nga ana tjetër, drejtori i Fondit hulumtues ISAC Igor Novakoviç sqaron se është duke u bërë hegjemonizmi i mendimeve dhe rreshtimi i vendeve në “ne dhe ata”.

“Çdo gjë do të jetë më e padurueshme ndaj atyre që ndodhen në mes, posaçërisht ndaj vendeve që janë goditur nga kriza, që i bie se presionet do të jenë gjithnjë më të mëdha. Çmimi që përmendet janë integrimet evropiane, BE është subjekt politik që ka interesa edhe vlera të qarta dhe ashtu duhet parë këtë situatë”, tha Novakoviç.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sberbank, Others Granted Right to ‘Issue & Exchange’ ‘Digital Financial Assets’ in Russia

Story i radhës

Lista e Zvicrës kundër Kosovës, ja sa shqiptarë ka ftuar

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë