serbia me mendjen te lufta vuciq ne pritje te telefonates me kreun e nato per kosoven 6a8b3293c4187

Serbia me mendjen te “lufta”, Vuçiq në pritje të telefonatës me kreun e NATO për Kosovën

August 23, 2026
1 minut lexim

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk e heq nga goja fjalën “luftë” kur vjen puna tek përmendja e Kosovës.

Ai njoftoi se pret të bisedojë të hënën dhe të martën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, të cilit i dërgoi një letër me ankesa lidhur me tërheqjen e KFOR-it nga ura kryesore e Ibrit, për hapjen e saj për qarkullim, si dhe për vendosjen e policisë së Kosovës në manastirin e Deçanit.

“Do të vazhdoj të këmbëngul dhe të luftoj për popullin serb në Kosovë dhe të drejtën e tyre për mbijetesë. Nuk po them se do të kem sukses 100%, por besoj se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të më dëgjojë pasi ta lexojë letrën”, tha Vuçiq.

Presidenti serb shtoi se është në kontakt të rregullt me shefin e aleancës së fuqishme ushtarake. Vuçiq më herët i dërgoi një letër kreut të NATO-s, me ekzagjerime të shumta dhe larg realitetit, me pretendimin se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po masakron minoritarët serbë. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

punimet e autostrades kercove oher po shterin lumin treska 6a8b1c0e7936e
Lajmi i mëparshëm

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër po shterin lumin Treska

ekstradimi i denuar per evazion fiskal arrestohet ne angli biznesmeni shqiptar 6a8b331260a1d
Lajmi i radhës

Ekstradimi/ I dënuar për evazion fiskal, arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë