Serbia kollitet, SHBA dhe BE-ja trishtohen

October 27, 2022
min lexim

-SHBA-të dhe BE-ja, nuk duhet  ta përdorin Kosovën si karrem dhe mish për top në raportet e tyre më Serbinë kriminale.

SHBA-të dhe BE-ja, duhet ta sanksionojnë ashpër Serbinë kriminale se ndryshe ajo nuk shkëputet nga dot -lidhjet e saj shekullore me Rusinë kriminale.

Kosova dhe mbarë shqiptarët e kanë dëshmuar besnikërinë e tyre ndaj SHBA-ve dhe BE-së, edhe me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë krimianle.

SHBA-ve dhe BE-së,  nuk ua ka fajin Kosova që nuk duan  ta zbatojnë diagnozën efektive ndaj Serbisë, qoftë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë  kriminale,  qoftë për zbardhjen e vrasjes së tre vëllëzëeve Bytyqi, shtetas të SHBA-ve, të  cilët gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë  në vitin  1999 u plaçkitn dhe u vranë mizorisht në Serbi nga policët serbë , dhe këta policë edhe pas  23 vitesh jetojnë  të lirë në Serbi.

SHBA-të dhe BE-ja,  duhet t’i thonë stop Serbisë krimianle dhe kriminelit Aleksandër Vuiq për kërcëënimin  që po e bën nëpërmjet struikturave paralele dhe grupeve kriminale serbe  në Veri të Kosovës,  që me urdhër të Serbisë  po ua djegin automjetet dhe pronat serbëve të cilët  i kanë konvertuar targat  serbe  të kohës së kriminmelit Sllobodan Millisheviqit më targa RKS të Kosovës.

SHBA-të dhe BE-ja,  duhet t’i thonë stop kriminelit Aleksamndër Vuçiq, i cili  sëbashklu me Goran Rakiqin- kryetarin e Listës Serbe  edhe më  27 tetor  2022, hartuan plane në Beograd për  destaabilizimin me kërcënimin   se do t’i bllokojnë rrugët nëse  Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e automjeteve  me targa të  lëshuara nga Serbia.

SHBA-të dhe BE-ja,  duhet ta kritikojnë Listën Serbe deputetët e së cilës marrin paga  në Kosovë dhe nuk mrrarrin  pjesë në seancat e Prlamentit të  Kosovës, por  më shumë qëndrojnë në Beograd dhe i dëgjojnë urdhërat kriminale të  kriminelit Aleksandër Vuçiq  për destabilizim të Kosovës.

SHBA-të dhe BE-ja,  duhet të mos bien pre e gënjeshtrave të kriminelit Aleksandër Vuçiq, i cili  në vazhdimësi  deklaron se, “me konvertimin e targave serbe në targa RKS po  rrezikohet  mbijetesa e serbëve nç Kosovë”, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

SHBA-të dhe BE-ja, nuk duhet që për sjelljet arrogante dhe kërcënuiese të Serbisë kriminale, t’ia hedhin fajin Kosovës, e cila  në mënyrë legjitime kërkon zbatimin e ligjit si e drejtë legjitime e Kushtetutëse e Kosovës.

SHBA-të dhe BE-ja,  duhet ta kritikojnë  ashpër  Serbinë kriminale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, që pasi ia konfirmuan Besnik Bislimit pjesëmarrjen në  në Tryezën “Dialogu Diplomatik” që po  mbahet në Beograd më 27 tetor  2022, ku duhej të  fliste për tëmën “ Kosova dhe perspektiva evropiane  e Rajonit” e kthyën prapa nga gjysma e rrugës me arsyetimin se gjoja nuk mund ta sigurojnë qëndrimin e tij në Serbi.

Christopher Hill- ambasadori i SHBA-ve në Beograd, më  27 tetor 2022, dekloi se, “SHBA-të sëbashku me partnerët e  e saj nëerkombëtarë, vazhdimisht kanë kërkuar  nga Qeveria e Kosovës  ta shtyejë periudhën e  zbatimit të regjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer   dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës  për të pranuar kërkesat  dhe këshillat e  partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje”, tha  ambasadori Hill.

SHBA-të dhe partnerëet ndërkombëtarë,  duhet të jenë  të zhgënjyer  dhe të shqetësuar me paaftësinë e tyre që të ballafaqohen me Serbinë kriminale, sepse Kosova e shtyu  tashmë tri herë  zbatimin e  kovertimit të targave serbe  më ato të Kosovës, dhe shtyerja edhe për  10 muaj paraqet nje  lazdrim të tepruar  që po i bëhet  me këtë rast Serbisë kriminale.

Po e rikujtoj edhe njëherë se prej prej SHBA-ve dhe BE-së,  gjer më sot, nuk dëgjuam asnjëherë që t’i jetë vënë ndonjë kusht  apo t’i jetë dhënë qoftë edhe një kritikë e vetme Serbisë kriminale,  qoftë për obstruksionet që ia ka bërë tashmë 11 vite dialoguit Kosovë-Serbi, , qoftë për strukturat paralele ne Veri të Kosovës, qoftë për organizimion e  grupeve kriminale dhe të kontrabandës në Veri të Kosovës, qoftë për kundërshtitë që i ka bërë Serbia kriminale  për zbatimin e marrëveshjeve, qoftë për  sulmet e armatosura ndaj policisë së Kosovës e cila  është e angazhuar për vendosjen e sigurisë dhe për  luftimin e krimit  dhe të kontrabandës  në Veri të Kosovës, sulme  nga bandat  serbe të  organizuara nga Beogradi, qoftë për bllokimin  e rrugëve në Veri të Kosovës sa herë që shteti i Kosovës tenton ta zbatojë ligjin në të mirë të tërë qytetarëve, qoftë për  48 bazat ushtarake që Serbia  i ka vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën, qoftë për aeroportin që Serbia dëshiron ta ndërtojë në  Trebinje të Republika Sërbska për avionë të  mëdhënj transportues,  qoftë edhe këtyre ditëve për zbatimin e marrëveshjes  legjitime të Kosovës për  vendosjen e targave  RKS në automjetet  e serbëve që jetojnë në Kosovë, që duhet të zbatohet nga  1 nëntori 2022.

SHBA-të dhe BE-ja, ndaj Serbisë agresore gjernocidale pro ruse duhet ta aplikojnë ash[ësinë e sanksioneve, dhe asesi butësinë e pëkëdheljeve, të cilat Serbia kriminale i injoron me arrogancë.

SHBA-të dhe BE-ja,  nuk duhet t’i lejojnë vetes që sa here Serbia kriminale të kollitet, ato të trishtohen.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Po pastroni muret e shtëpisë? Eksperti shpjegon se si ta bëni pa u lodhur

Story i radhës

​Protestat grave iraniane po kthehen në revolucion kundër regjimit

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë