serbia ka opsion konfliktin lista serbe vendos ti pergjigjet pozitivisht fteses se policise per intervistim 66d9eb61af6d8

“Serbia ka opsion konfliktin” – Lista Serbe vendos t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së policisë për intervistim

September 5, 2024
min lexim

Konflikti është një opsion për Serbinë, ka thënë kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, lidhur me veprimet e fundit të Kosovës në pjesën veriore të vendit. Kurse, Lista Serbe, ka njoftuar se do t’iu përgjigjen pozitivisht ftesës së Policisë së Kosovës për intervistim në lidhje me pesë institucionet paralele që u mbyllën në veri të vendit.

Autoritetet kosovare kishin mbyllur të premten pesë institucione paralele serbe në veri të vendit.

Sipas burimeve dy ish-nënkryetarët, Ivan Zaporozhac dhe Igor Simiq u intervistuan sot në stacionin e Policisë në veri të Mitrovicës.

Përfaqësues të Listës Serbe, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, treguan për ftesën që kanë marrë nga autoritetet e Kosovës për intervistim dhe thanë se do t’i përgjigjen pozitivisht.

“Nuk është çështja se si do të veprojë nesër Igor Simiqi, Ivan Zaporozhiani, por si do t’ia bëjnë njerëzit të cilëve u shërbyen sa ishim në krye [të institucioneve paralele]. Sa i përket këtyre institucioneve, autoritetet e Kosovës gjithmonë e kanë ditur ekzistencën e tyre. Nuk është asgjë e re që këto institucione kanë ekzistuar në këtë qytet dhe për to është diskutuar në nivel ndërkombëtar, dhe është negociuar në Bruksel se s ido të funksionojnë këto institucione në të ardhmen”, tha Igor Simiq nga Lista Serbe.

Këto veprime sipas Simiq, janë persekutim i popullit serb.

“Përndjekje politike jo vetëm të individëve që kanë udhëhequr institucionet paralele, të cilët janë ftuar për intervistim, por persekutim i popullit serb, pasi institucionet e mbyllura ofronin shërbime për qytetarët”, tha ai.

Mbyllja e institucioneve paralele në veri të vendit, vazhdon të ngjall reagime në Serbi

Kryeministri i Serbisë, tha se me veprimet e fundit në këtë zonë, Serbia ka si opsion edhe konfliktin.

“Pritet një veprim nervoz i Serbisë. Serbia ka dy opsione, të hyjë në konflikt ose të luftojë politikisht dhe diplomatikisht, sepse gjithçka varet jo vetëm nga Serbia, por edhe nga ata që janë patronët e të ashtuquajturat e pavarësisë së Kosovës, të cilat i mundësojnë Kurtit të ndalojë praktikisht dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Atëherë nuk do të kemi problem vetëm me forcat e Kosovës, aty janë edhe KFOR-i dhe NATO-ja, duhet ta kuptojmë gjithë këtë realitet”, tha Vuçeviq.

Pesë institucionet paralele në veri të vendit, që kanë funksionuar me sistem të shtetit serb, u mbyllën në fund të gushtit.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ishte kritikuar per vite me rradhe nga fansat per dhembet joestetike johnny depp mahnit me ndryshimin drastik ne pamje ylli shfaqet me nje buzeqeshje te re 66d9ea71700ff
Story i mëparshëm

Ishte kritikuar për vite me rradhë nga fansat për dhembët joestetikë! Johnny Depp mahnit me ndryshimin drastik në pamje! Ylli shfaqet me një buzeqëshje të re

qeveria i jep kqz se 250 mln leke per voten e emigranteve afati per regjistrimet 66d9eee6070d9
Story i radhës

Qeveria i jep KQZ-së 250 mln lekë për votën e emigrantëve, afati për regjistrimet

Të fundit nga

Si të jesh një mik i mirë?

Share   Tweet   Shperndaj   Email   Comments Të jesh një mike e mirë nuk është një gjë e zakonshme. Zakonisht femrat, për nga natyra më të brishta, kanë nevojë të
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë