Serbia e tërbuar me terapi të gabuar

December 1, 2022
min lexim

Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq duhet të arrestohen dhe Joseph Borell e Miroslav Lajçak të largohen.

Zhbërja dhe arratisja e strukturave paralele, e bandave kriminale serbe, e kotrabandistëve mafiozë dhe e agjentëve serbë e rusë në Veri të Kosovës, mund të ndodh për një kohë shumë të shkurtër, vetëm nëse policia e Kosovës, EULEX-i, KFOR-i dhe FSK-ja vendosen atje në vende të caktuara.

Kjo do t’ua shtinte tmerrin strukturave paralele, bandave kriminale serbe , kontrabandistëve mafiozë, agjentëve serbë e rusë në Veri të Kosovës, dhe do t’ia shuante ëndrat Serbisë kriminale që këtë pakicë serbe e kërcënon, e mashtron dhe e manipulon për qllime hegjemoniste.

Serbia kriminmale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq të vetmin alibi në dialogun Kosovë-Serbi dhe për kërcënimet ndaj Kosovës, e kanë këtë pakicë serbe, nëpërmjet të cilës synojnë Minierat e Trepçës, që historikisht kanë qenë shqiptare dhe Ujmanin që është ndërtuar me paratë e Kosovës.

SHBA-të dhe BE-ja nuk duhet të lejojnë një strëzgjatje kaqë të madhe të dialogut Kosovë-Serbi, që i konvenon vetëm Serbisë kriminale të fitojë në kohë për të përfituar diçka nga Kosova të cilën e vrau, e masakroi, e dhunoi dhe e bri shkrumb e hi në agresionin e viteve 1998/99.

SHBA-të, BE-ja dhe NATO po të dëshirojnë mund ta ndalin arrogncën dhe ironinë e Serbisë kriminale ndaj tyre, duke e detyruar Serbinë të themelojë një Gjykatë Speciale pë Krimet e Luftës, siç e detyroi Kosovën.

SHBA-të, BE-ja dhe NATO, mund t’a demaskojnë Serbinë kriminale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, i cili në vazhdimësi deklaron se gjoja pakica serbe në Kosovë është e rrezikuar dhe e terrorizuar nga shqiptart.

Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës së tij në Norveegji, më datë 28 nëntor 2022, e deklaroi mashtrimin e radhës duke thënë se, “ Në vitet e 90-ta ne përdoruam t’i mbajmë me dhunë shqiptarët, njejt siç po bën Kosova sot me serbët.

Nëse Kurti thotë se për të ka mbarur çështja e statusit, unë jam mirënjohës. Edhe për mua ka mbaruar çështja e statusit. Kjo tregon e zotëri Kurti shpreson që fuqitë perëndimore do ta detyojnë Serbinë ta njeh Kosovn”, deklaroi Vuçiq.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, mos e mashtro botën, sepse bota e din shum mirë se në vitet e 90-ta e vërteta ëdhtë se krimineli Sllobodan Millosheviq në Kosovë i suprimoi , administratën, ekoniminë, arsimin, nga ai fillor e gjer te ai universitar, kulturën shëndetsinë, gjyqësinë, prokurorinë, dhe e vendosi aparthejdin e Serbisë në Kosovë. Kjo është e vërteta dhe nuk është ajo që po llomotit ti zotrote krimineli, se shqiptarët i paskan bojkotuar institucionet në Kosovë në vitet e 90-ta.

Ndrsa sa i takon dilogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Albin Kurti të është bërë tmerr me argumente dhe t’i demaskon në vazhdinmsi mashtrimet, sepse ti po mundohesh t’i mbulosh krimet serbe në Kosovë, ndërsa Albin Kurti t’i përplas në fytyrën tënde të shtrembër.

Dialogu Kosovë-Serbi do ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, dhe se Serbia kriminale me Kryeministrin Albin Kurti nuk mund të bëjë më lojëra fmijësh siç bnte me tradhtarët Hashim Thaçin, Edita Tahirin, Isa Mustafën. Skender Hysenin dhe Avdullah Hotin.

Albin Kurti beson se ndërkombëtarët më në fund e kanë kuptuar dyfytyrsinë e Serbisë kriminale, se serbët në Ballkan janë ardhacakë nga Kaukazi, se pakica serbe në Kosovë është mbeturinë e hordhive të egra serbe që erdhn nga Kaukazi dhe se pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, se Serbia kriminale do t’i pranojë domosdo krimet e kryera në Kosovë, për çka ekzistojnë mijëra e mijëra argumente e prova, se Kosova e ka gati padinë ndaj Serbisë kriminmale për gjenocidin e kryer në Kosovë, se Serbia kriminmale do t’i paguajë reparacionet e të gjitha dëmeve të shkaktuara në Kosovë dhe se Serbia kriminale s’ka çare pa e njohur Kosovn shtet sovran e të pavarur.

Arrestimi i kriminelve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiqi i domodoshëm

Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë kriminale dhe krimineli Ivica Daçiq- ministri i Jashtëm i Serbisë kriminale, bashkpuntorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodn Millosheviq, i kanë të përlyera duart gjer në bëryl me gjakun shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.

Aleksandër Vuçiq në cilësinë e ministrit për Informacion në kohën e Sllobodan Miollosheviqit, i motivonte dhe nxiste ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale që të vrasin , të masakrojnë dhe të dhunojnë sa më shumë shqiptarë për t’i frikësuar e dëbuar shqiptarët autoktonë nga Kosova.

Ivica Daçiq, bashkpuntor i ish kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe scenarist i vrasjeve, masakrave dhe dhuinimeve serbe në Kosovë, në vitin 2020, kur ishte minister i Jashtëm i Serbisë kriminale, i kërcënoi publikisht serbët, që të mos e tregojnë vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë transportuar e varrosur në varreza masive mijëra e mijëra shqiptarë, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera.

Kosova duhet t’i paditën Aleksandër Vuçiqin dhe Ivica Daçiqin për krimet e kryera

Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë obligim kombëtar e moral, që t’i padisin kriminelt Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq si bashkpuntorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, si pjesmarrës për të gjitha krimet e kryera në Kosovë në agresionin gjenocidal që Serbia e kreu në vitet 1998/99.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë obligim kombëtar e moral njerëzor që ta padisin Serbinë kriminale në Gjykatn Ndrkombëtare të Drejtsisë, për gjenocidin e kryer në Kosovë, për vrasjet, masakrat, shunimet dhe dbimet e shqiptarve autoktonë nga Kosova, për çka ekzistojnë mijëra e mijëra argumente, fakte dhe inçizime në 2000 mijë kaseta e CD të inmçiouara nga Esat Shala me shokë, dhe fotografi të ktyre krimeve.

Donika Gërvalla i dha flakareshë të nxehtë Ivica Daçiqit

Donika Gërvalla- Zv/kryeministre dhe Ministre e jashtme e Kosovës, i dha flakareshë të nxehtë dhe e poshteroi Ivica Daçiqin, m 28 nëntor 2022 në Londër të Mbretërisë së Bashkuar në Konferencën Ndërkombtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, nën patronatin e Ministrisë së Jashtme të Britnisë së Madhe.

Donika Grvalla, në këtë konferencë ku në panel ishte ulur edhe krimineli Ivica Daçiq, veç tjerash deklaroi se. “ Ivica Daçiq është njëri nga akterët kryesorë të gjenocidit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë! Ai ka qenë dora e djathtë e kriminelit Sllobodan Millosheviq në vitet 1992/2000”, deklaroi Gervalla.

Fjalimi i Donika Gërvallës në këtë konferencë u përcoll me duatrokitje nga të pranishmit.

Edhe Albin Kurti duhet t’i jep flakareshë kriminelit Aleksandër Vuçiq

Është absurditet sesi demokracia botërore po lejon që në dialogun Kosovë- Serbi të ulen prballë Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës me një të kaluar të pastër si loti dhe krimineli Aleksandr Vuçiq, bashkëpunëtori i ngushtë i ish kriminmelit Sllobodan Millosheviq, ideator dhe pjesmarrës i gjenocideve serbe në Kroaci, Bosnjë-Hercegovin dhe në Kosovë. Të freskëta janë deklaratat luftënxitëse të Aleksandër Vuçiqit- ministër për Informacion në kohën e Sllobodan Millosheviqit, kur deklaronte që për një ushtar serb të vrarë të vriten 100 civilë të pafajshëm.

Krimineli Aleksandër Vuçiq në vend që të jetë prapa grilave në Gjykatn Speciale për Krimet e Luftës në Hagë, atij i lejohet që ta përfaqësojë Serbinë në dialogun Kosovë-Serbi, ku bisedohet për normalizim të marrëdhënieve, për njohje të ndërsjellë dhe për sigurinë e paqen në Ballkan.

Kriminelët mbesin kriminelë, dhe prej tyre nuk mund të pritet as paqja dhe as siguria, as në Kosovë dhe as në Ballkan.

Këtë e ka dëshmuar krimineli Aleksandër Vuçiq në bisedimet e derrisotme në dialogun Kosovë-Serbi dhe me deklaratat e tij arrogante fhe fyese edhe ndaj SHBAve dhe BE-së.

Këtë e ka dshmuar krimineli Aleksandër Vuçiq me deklaratat e tij kërcënuese ndaj Kosovës dhe sigurisë në Ballkan.

Këtë krimineli Aleksandër Vuçiq e ka dëshmuar me kryeneçësinë e tij se Serbia kriminale nuk do t’i vendodn sanksione Rusisë kriminale.

Albin Kurti duhet t’i jep flakareshë e radfhës kriminelit Aleksandër Vuçiq, në çdo takim dhe samit ndërkombëtar, duke deklaruar se dinjiteti i tij si njeri dhe dinjitei kombëtar moral e fisnik shqiptar, nuk e lejon që të jetë i pranishm ku është edhe krimineli Aleksandr Vuçiq, si edhe të ulet te negocojë me këtë kriminel për fatin e Kosovës viktimë.

Po ta analizojnë pamjen dhe deklaratat e Albin Kurtit psikoanalistët, psikologët dhe sociologët më eminentë të botës, do të arrinin në konkluzion se kemi të bëjmë me një intelekt, intelektual komplet e të zgjuar, me një njeri fisnik, trim, guximtar, dinjitoz e të ndershm me moral e karakter të lartë për ta mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën.

Po ta analizojnë pamjen dhe deklaratat e Aleksandër Vuçiqit psikoanalistët, psikologët dhe sociologët më eminentë të botës, do të arrinin në konkluzion se kemi të bëjmë me një kriminlel të çoroditur, me një mashtrues, frikacak, manipulator, mafioz e matrapaz, i cili edhe pse ishte pjesmarrës në tre agresionet e Serbisë kriminale në Kroaci, Bosnjë-Hercedovinë e Kosovë, që i ndoqi e tërë bota, nuk ka pikë morali e karakterti njerëzor t’i pranojë krimet dhe të pendohet, apo të kërkojë së paku falje për krimet e kryera, por çdo ditë po armatoset e po kërcënon me luftë dhe se është i gatshëm për luftë të re dhe për krime të reja.

Cilido që përmend kompromis, i jep favore Serbisë

Në këtë kuptim duhet shikuar edhe plani Franko-Gjerman i propouar për dialogun Kosovë-Serbi, që thuhet se është pjellë e Joseph Borellit dhe Miroslav Lajçakut.

Ky plan është i paraparë të zbatohet në disa faza dhe ajo më kryesorja që është njohja e ndrsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, është lënë të pritet të realizohet pas 10 vitessh, që duket se është një absurditet i skajshëm.

Kjo për vetë faktin se njeriut nuk i dihet kur bie në gjumë, se a do të zgjohet i gjallë të nesrmen, e jo të presim se çdo të ndodh pas 10 viteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ta analizojmë këtë plan me me mendje të kthjellët e të shëndoshë, do të arrijmë në përfundim se rezultati i këtij palni është zero me hiq.

Situata është e qartë, në njërën anë e kemi Serbinë agresore gjenocidale që e bëri shkrumb e hi Kosovën, dhe në anë tjetër kemi Kosovën viktimë që po e kërkon të drejtën e saj legjitime.

Kjo tregon se SHBA-të dhe BE-ja duhet t’a ndëshkojnë Serbinë kriminale për krimet e kryera , e jo ta ledhatojnë.

Kosova është çliruar para 23 viteve, ndërsa tashmë 11 vite po dialogon në Bruksel me Serbinë kriminale gjithnjë në dëm të Kosovës viktimë dhe gjithnjë në favor të Serbisë kriminale.

Më e pakta që duhet bërë është që pro serbt Joseph Borell dhe Miroslav Lajçk të largohen e të zëvendsohen me dy figura të reja të ndershme, korrekte dhe me kredibilitet.

SHBA-tw, BE-ja dhe NATO, duhet që nëpërmjet policisë së Kosovës, EULEX-it. KFOR-it dhe FSK-së, t’i zhbëjnë strukturat paralele, grupet kriminale serbe, kontrabandistët mafiozë dhe agjentët serbë e rusë në Veri të Kosovës, dhe t’i arrestojnë kriminelët Aleksadër Vuçiq dhe Ivica Daçiq.

Ky do të jetë edhe fundi i këcënimeve të Serbisë kriminale dhe i kriminelit Aleksandër Vuçiq, dhe shpëtimi i pakicës serbe në Kosovë nga tutela e Serbisë kriminale.

Kosova po dëshmon se demokracia në botë ndodhet në një krizë shqetësuese dhe se nevojitet një angazhim serioz për ta rimëkëmbur këtë demokraci të rrezikuar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​BTA mban konferencën fillestare mbi ndërgjegjësimin për politikën e kohezionit në Bullgari

Story i radhës

‘NATO pjesë e luftës’, Lavrov: Sulmet ndaj infrastrukturës të justifikuara

Të fundit nga

ShkoLartë