Serbia dhe Rusia “mund të ribashkohen pas një referendumi” – thotë politikani rus

Nënkryetari i Komitetit për Çështje Ndërkombëtare të Duma-s ruse, Alexey Chepa, ka thënë se dy vendet – Rusia dhe Serbia – mund të “ribashkohen” – dhe vendimi për këtë varet nga vullneti i popullit serb.

“Nuk e di sa realiste është kjo, sepse këtu vendimi nuk është i (Alexandar) Vuçiqit, por i popullit. Populli duhet të vendosë për këtë në një referendum. Duhet respektuar vullneti i popullit, që më vonë askush të mos thotë se ishte pushtim, rrëmbim dhe rrënim. Do të ketë një numër të madh kundërshtarësh të kësaj ideje, ndaj në këtë rast gjithçka duhet të jetë e pastër”, citohet të ketë thënë politikani rus.

“Ne do ta mbështesim Serbinë në çdo rast. Ajo është jashtëzakonisht miqësore me ne. Shpresojmë shumë që ajo t’i bëjë ballë provokimeve që i ekspozohet. Jemi në pritje të ankesave të Vuçiqit”, citohet të ketë thënë më tej Chepa.

Ndërkohë siç vë në pah mediumi serb “Danas”, Serbia ende nuk ka reaguar ndaj kësaj deklarate.

Mediumi serb kujton se Serbia është vendi që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës.

Dhe të martën, Bashkimi Evropian edhe një herë shprehu “keqardhjen e tij të thellë” për zmbrapsjen e Serbisë në harmonizimin me politikën e jashtme të Bashkimit dhe refuzimin e saj për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përdoruesit e YouTube që bëjnë komente toksike do të përjashtohen për 24 orë

Story i radhës

Marrin atë që duan, këto janë tre shenjat më bindëse të horoskopit

Të fundit nga