Përdoruesit e YouTube që bëjnë komente toksike do të përjashtohen për 24 orë

YouTube ka lançuar përditësime të reja ditën e sotme të cilat kanë për qëllim ti japin fund sjelljes dhe komenteve toksike të cilat shkelin udhëzimet komunitare.

Nëse YouTube identifikon dhe heq komentet abuzive, do të njoftojë përdoruesin se kanë shkelur udhëzimet e komunitetit. Nëse i njëjti person vazhdon të postojë komente toksike, do të ndalohen të komentojnë për 24 orë.

Nëse një përdorues beson se komentet e tij nuk duhej të ishin hequr, ata mund të ndajnë përshtypjet e tyre edhe pse YouTube nuk dha garanci se do tu heqë ndalimin.

Deri më sot YouTube tha se e ka testuar sistemin i cili ka provuar një sukses. “Testimet tona tregojnë se këto paralajmërime kanë reduktuar përsëritjen e komenteve të cilat shkelin udhëzimet,” shkruante në blog.

YouTube njihet për një prej seksioneve të komenteve më toksike në median sociale dhe shpeshherë mbytet nga shpërblime të rreme apo skema mashtrimi me kripto.

Për të adresuar këtë problem YouTube tha se ka përmirësuar sistem e automatizuara të identifikimit përmes maching learning. Në gjysmën e parë të 2022 mëse 1.1 miliardë komente janë hequr. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vendim i fundit i Qeverisë/ Grubi: Hapim Tratrin muzikor në Tetovë

Story i radhës

Serbia dhe Rusia “mund të ribashkohen pas një referendumi” – thotë politikani rus

Të fundit nga