Senatori amerikan i shkruan 5-shes së BE-së: Njiheni pavarësinë e Kosovës (FOTO LAJM)

March 15, 2022
1 minut lexim

Senatori Ritchie Torres, i cili po bën fushatë që Kosova të jetë në gjendje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, u dërgoi letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën si vend të pavarur, duke u kërkuar atyre që të ndryshojnë qëndrimin e tyre.

Senatori u shkroi ambasadorëve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, duke thënë:

“Lufta e Kosovës, për dhe arritjen e pavarësisë, tregoi përkushtimin e saj ndaj demokracisë. Shfaqja e fortë e vetëvendosjes jo të dhunshme përputhet fuqishëm me vlerat thelbësore të demokracive të tjera në mbarë botën.”, ka shkruar në letrat e tij Torres.

Ai lajmin e ka bërë të ditur edhe në rrjetin social Twitter.

“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, shkruan ai.

Më poshtë janë letrat e tij:

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rruga “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë mbetet pa ujë

Story i radhës

Raporti për ushtrinë/ Shqipëria nuk arrin pragun e NATO-s, siguria kombëtare rrezikohet nga krimi i organizuar, të korruptuarit dhe përhapja e armëve të shkatërrimit në masë

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë