Seminari Rose-Roth vazhdoi punimet me sesionet e pasdites

min lexim

Në sesionet e pasdites të Seminarit të 102-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillon punimet në Prishtinë, panelistë dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës e të vendeve të ndryshme anëtare të NATO-s, diskutuan për reformën në sektorin e sigurisë në Kosovë, për perspektivën evropiane të rajonit dhe hapat në këtë proces, si dhe për situatën ekonomike të rajonit pas Covid-19.

Nën moderimin e zëvendës-shefes së Divizionit të Evropës dhe Azisë Qendrore, Antje Fritz, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, foli për qeverisjen e sektorit të sigurisë në Kosovë, duke kërkuar bashkëpunim me shtetet partnere për angazhime të tjera të FSK-së në misionet paqeruajtëse nëpër botë dhe anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut.

Diskutimi i deputetit Anton Quni, anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq, u fokusua në mbikëqyrjen parlamentare mbi institucionet e sigurisë në Kosovë.

Për përfshirjen e pakicave dhe pjesëmarrjen e grave në institucionet e sektorit të sigurisë së Kosovës, foli drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli.  

Hapat që duhet ndërmarrë rajoni në procesin e integrimit evropian ishte sesioni i radhës, të cilin e drejtoi zëvendës-shefi i Delegacionit portugez, njëherësh kryetar i Nënkomitetit të AP të NATO-s për Partneritetet e NATO-s (PCNP) dhe Ushtrues i Detyrës së Raportuesit të PCNP, Marcos Perestrello De Vasconcellos.

Diskutuesi i parë në këtë sesion ishte zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili foli për progresin që ka bërë Kosova në rrugën e integrimit evropian, por edhe sfidat që ajo ka para vetes. Ai tha se ekziston vullneti për t’u bërë bashkë me vlerat dhe standardet evropiane, përderisa shprehu besimin se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë së shpejti.

Zëvëndëskryeministri Bisimi tha se dialogu me Serbinë nuk ka pasur objektiva të qarta ndërsa shtoi se distanca midis dy vendeve është me e largët se në vitin 2011. 

Pikëpamjen e BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor, para pjesëmarrësve e paraqiti AnnaCarin Platon, shefe e Seksionit për Politikë, Integrime Evropiane, Media dhe Informim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjatë fjalës së saj, znj. Platon tha se Evropa nuk është e plotë pa Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Ajo tha se rruga e integrimit nuk është e lehtë, por është rrugë të cilën Kosova e ka zgjedhur dhe e cila ia vlen.

Për situatën ekonomike të rajonit pas Covid-19, përkatësisht mbështetjen e rimëkëmbjes dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme, disktutoi ministrja e Ekonomisë në Qeverinë e Kosovës, Artane Rizvanolli. Gjatë fjalës së saj ajo elaboroi qasjen e Kosovës ndaj lidhjes ndërmjet zhvillimit dhe sigurisë, ndërsa u fokusua te sektori i energjisë dhe hapat që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren për menaxhimin e tij, pas efekteve që ka krijuar lufta në Ukrainë.

Ministrja tha se duhet të vazhdohet subvencionimin, përfshirë masat për ngrohje efiçiente.

Një vështrim të përgjithshëm mbi situatën ekonomike në Ballkanin Perëndimor e paraqiti ekonomisti Besart Myderrizi nga Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, ndërsa analisti i lartë politik nga EOCD, Umur Gökçe, u ndal te perspektiva 2021 e OECD-së për Konkurrencë  në Ballkanin Perëndimor.

Sesioni i modreua nga Michal Szczerba, Raportues i Nënkomitetit të AP të NATO-s për Tranzicion dhe Zhvillim

Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s vazhdon punimet nesër, duke filluar në orën 9:15, në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.  ​

Image

Pamje nga seminari

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident tragjik për aktoren e njohur, automjeti del nga rruga dhe përfunduan në lumë

Story i radhës

Fermerët në Shqipëri interes për kultivimin e frutave ekzotike

Të fundit nga