Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit do të zhvillojë të martën një seminar me arbitrat e “Abissnet Superiore”, por edhe arbitre Emanuela Rusta dhe Mirela Çemeri si edhe 7 arbitrat e rinj, të cilët janë pjesë e projektit “Talent & Mentor”.
Në këtë seminar periodik do të analizohet performanca e arbitrave në 5 javët e fundit të fazës dimërore të kampionatit dhe do të diskutohet mbi problematikat e hasura dhe pikat ku ka vend për përmirësime në mënyrë që niveli i arbitrimit në fushë të jetë sa më korrekte.
Gjithashtu, në këtë analizë do të diskutohet edhe për ndikimin e sistemit VAR në ndeshjet e kampionatit, duke trajtuar raste konkrete dhe duke instruktuar në vazhdimësi arbitrat se si të implemetohet sa më mirë video-asistenti gjatë ndeshjes.
Seminari është një mundësi e mirë që arbitrat të diskutojnë mes tyre dhe me drejtuesit e Sektorit të Arbitrimit në FSHF problematikat për të rritur gjithnjë e më shumë nivelin e arbitrimit.
Ndryshe nga herët e tjera në këtë seminar do të jenë edhe arbitrat e projektit “Talent & Mentor” që organizohet nga Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Një projekt i rëndësishëm konsiston në rritjen e cilësisë së arbitrave-talentë, krijimin e personalitetit të arbitrit, promovimin e arbitrave në “Abissnet Superiore” si edhe përmirësimin e performancës së arbitrave.Seminari, arbitrat e “Abissnet Superiore”