Nis fushata elektorale për 6 marsin, Meta: Thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Presidenti Ilir Meta ka dalë me mesazh për nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

“Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë, që nis sot, është një mundësi e shkëlqyer për subjektet garuese dhe kandidatët e tyre për të parashtruar programe konkrete zhvillimi dhe gjithëpërfshirjeje në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve”, thuhet në mesazhin e tij.

Kreu i Shtetit, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme, “të një fushate në mbështetje të Kodit Elektoral, ligjeve dhe Kushtetutës, të drejtë, transparente, larg retorikës, tensioneve dhe fenomeneve të papranueshme që kemi parë në të kaluarën, i inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote, në të gjashta njësitë vendore, të marrin pjesë masive në zgjedhje.

Nuk duhet humbur mundësia për çdo qytetar të tregojë forcën dhe vullnetin e tij për të zgjedhur kandidatin apo kandidaten më të mirë që do të drejtojë bashkinë e tyre në të ardhmen.

VOTA ËSHTË FORCA E VETME DHE E VËRTETË E QYTETARIT NË DEMOKRACI!”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berbatov ndërhyn në sherrin Maguire-Ronaldo

Story i radhës

Seminari, arbitrat e “Abissnet Superiore” mblidhen për të analizuar performancën

Të fundit nga