Ajo vetëm gjashtë ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Ani”.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Semi Jaupaj, e cila siç duket nuk do të ndalet me kaq.
Artistja në një postim të ri të bërë pak orë më parë njoftoi këngën e re, e cila është një bashkëpunim.
E njëjta kësaj radhe po sjell një duet me artistin Ron Zaiti, i cili është pjesë e ‘EP’-së të këtij të fundit.
“Të enjten ora 18:00. Partneri im i krimit Ron Zaiti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Të njëjtit shfaqen në një moment më intim, shumë afër njëri-tjetrit ndonëse besohet që ka të bëjë vetëm me videoklipin.
“Ani” e Semit për pak ditë kaloi shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.