Futbollisti i Dritës së Gjilanit, Kastriot Selmani, tha se FC Feronikeli 74 mund të jetë i rrezikshëm, por me bashkëlojtarët do të synojnë pikët maksimale në Drenas.
Ballafaqimi luhet nesër në orën 15.00 në kuadër të javës së 7-të të elitës së futbollit të Kosovës.
“Fitorja ndaj Prishtinës ka ardhur si rezultat që kemi punuar si grup, duke besuar në njëri tjetrin.
Kemi qenë paksa në krizë të rezultateve, por fitorja ka ardhur në momentin e duhur.
Në ndeshje ndaj Feronikelit do të shkojmë për fitore, tri pikë dhe për t’i rikuperuar pikët e humbura”, ka thënë Selmani.
Ndeshja FC Feronikeli 74 – FC Drita zhvillohet nesër, e enjte ora 15:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.