Selmani para sfidës me Drenicën: Jemi gati 

1 minut lexim

Drita e Gjilanit synon tre pikë para shikuesve të vet dhe të vazhdojë serinë pa humbje.

Skuadra nga Gjilani kryeson renditjen me 18 pikë dhe Drenica është në pozitën e pestë me 11 sosh.

Të gatshëm për të dhënë më të mirën e asaj që kanë përgatitur janë edhe vetë futbollistët dhe këtë e konfirmoi Kastriot Selmani.

“Kemi punuar mjaft shumë gjatë stërvitjeve dhe kemi zhvilluar mjaft taktika në këto përgatitje. Mendoj që ato që i kemi stërvitur do t’i zbatojmë nesër në ndeshje.

Jemi gati dhe do ta japim maksimumin si në çdo ndeshje tjetër kampionale”, ka thënë Selmani. Ndeshja luhet nesër në orën 13,00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maqedoni, 23.8% e popullatës janë beqarë

Story i radhës

Asamblisti flet për koordinimin e kryetarit Rama me anëtarët e Kuvendit, ja ku duhet të ketë përmirësime!

Të fundit nga