Selena Gomez shfaqet teksa shpërthen në lot në trailerin e dokumentarit të saj që pritet të publikohet së shpejti, “Selena Gomez: My Mind & Me”, ndërsa ndan një vështrim në jetën e saj dhe problemet e vazhdueshme shëndetësore.
“Gjithë jetën time, që kur isha fëmijë, kam punuar”, shpjegon me lot në sy këngëtarja 30-vjeçare. “Dhe unë nuk dua të jem, për shembull, super e famshme. Por e di që nëse jam këtu, duhet ta përdor këtë për mirë.”
Gomez ka qenë e hapur me fansat për betejën e saj me shumë probleme shëndetësore gjatë viteve, duke përfshirë diagnozën e saj të lupusit në 2014-ën dhe luftën me ankthin dhe depresionin. Ajo gjithashtu kërkoi trajtim në 2018-ën dhe zbuloi në 2020-ën se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar.
“Vetëm bëhu ajo që je, Selena”, i thotë vetes Gomez në hapjen e trailerit. “Askush nuk do t’ia dijë për atë që po bën. Ka të bëjë me atë se kush jam. Të jem në rregull me vendin ku jam. Unë jam mirënjohëse që jam gjallë.”
Mikesha e vjetër e Gomez, Raquelle Stevens gjithashtu shfaqet në trailer, duke folur për përvojën e saj në mbështetjen e yllit të popit gjatë shumë betejave të saj personale.
“Nëse dikush do të shihte atë që pashë unë, ata nuk do ta kishin njohur atë,” ndan Stevens.
Dokumentari përfshin gjashtë vjet të jetës së Gomez, duke u dhënë shikuesve një vështrim më të thellë të filantropisë dhe trajtimeve intensive për të luftuar sëmundjet e saj të ndryshme.
“Gjithçka që kam kaluar, do të jetë aty. Tani po miqësohem me këtë gjë”, rrëfen këngëtarja. “Unë jam më e lumtur dhe i kontrolloj emocionet dhe mendimet e mia më shumë se kurrë.”
“Selena Gomez: My Mind & Me” do të shfaqet premierë më 4 nëntor në Apple TV+.