Selektori Agron Shabani ka shpallur listën e hendbollisteve në të cilat llogarit për ndeshjet me Ishujt Faroe.
Kombëtarja e Kosovës në hendboll më 3 e 5 nëntor luan ndaj Ishujve Faroe në kuadër të fazës së parër kualifikuese për Botërorin 2023. Të dy ndeshjet luhen në Kosovë, përkatësisht në Istog.
Edhe grumbullimi i lojtareve bëhet në Istog, të martën. Më 29 dhe 30 tetor, Kombëtarja jonë i luan dy ndeshje përgatitore ndaj Greqisë. Ndeshjet luhen në Selanik.
Selektori Shabani ka përfshirë 17 hendbolliste në listë.
Në Kombëtare kthehet kapitenja dhe liderja, Leonora Demaj. Pas një kohe të gjatë kthehen edhe Rina Rexhepi e Shkurta Mehmeti. Ndërkohë për herë të parë në Kombëtaren A do të jenë Venera Kafexholli, Melisa Mulaj, Elisa Mulaj e Natalia Milatoviq.
Kosovën e presin dy ndeshje të forta me Ishujt Faroe, por synimi është avancimi në raundin e dytë kualifikues për Botërorin e vitit tjetër.
Lista e lojtareve
1. Njomaza KELMENDIASC 09 Dortmund / GER
3. Elisa MULAJAker Topphåndball/ NOR
4. Melisa MULAJAker Topphåndball/ NOR
6. Shkurte MHEMETIKHF Prishtina
7. Mirela GJIKOKAJFollo HK Damer /NOR
9. Yllka SHATRIKHF Istogu
10Fitore ALIUSG Kappelwindeck /GER
11. Arlinda HAJDARIBjerringbro FH /DEN
13. Natalia MILATOVICKHF Istog
14. Pashke MARKUHSC Kreuzlingen /SUI
15. Albina RUGOVAKHF Istogu
16. Venera KAFEXHOLLIHSC Kreuzlingen /SUI
18. Rina REXHEPIAGF Handbold /DEN
21. Leonora DEMAJRingkobing Handbold /DEN
24. Mirjeta BYTYQIZRK Mlinotest Ajdovscina /SLO
27. Marigona HAJDARIRingkobing Handbold / DEN
33. Blerta AHMETXHEKAJKHF Istogu
44. Suzana UJKICYutz Hb Feminin /FRA