Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka komentuar shortin e Kampionatit Botëror në futboll.
Zvicra është në Grupin G, grup shumë i fortë, ku do të përballet me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.
Ashtu si në Rusi 2018, Zvicra do të luajë kundër Brazilit dhe Serbisë, plus Kamerunin, një ekip nga Afrika.
“Janë sfida të mëdha, ekipe të mëdha dhe kombe të mëdha”, tha Murat Yakin.
Ai është i kënaqur me grupin. “Ne do të përgatitemi shumë mirë në mënyrë që të avancojmë një xhiro”, tha Yakin.
Brazilin dhe Serbinë e njihni tashmë nga viti 2018. “Mendoj se jemi të barabartë me këto skuadra, do të na sfidojnë”, tha trajneri i Kombëtares zvicerane.