Selektori i Gjibraltarit: Mjafton të thuhet se ata munden Gjermaninë dhe Italinë

Selektori i Gjibraltarit, Julio Ribas, pret lojë të mirë nga djelmoshat e tij.

Uruguajani nga viti 2018 është në krye të kësaj përzgjedhjeje dhe për këtë, siç thotë ai, e njeh shumë mirë përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Në pritje të duelit të sotëm (18.00) me Maqedoninë, Ribas theksoi se i ka ndjekur mirë të gjitha fazat e zhvillimit të skuadrës maqedonase në katër vitet e fundit dhe prandaj është i vetëdijshëm se Gjibraltari do të ketë një detyrë vërtet të vështirë për të mbetur i pamposhtur.

“Nuk di çfarë të them për Maqedoninë. Mjafton të thuhet se ata munden Gjermaninë dhe Italinë në vitin e kaluar.

Po luajmë me një skuadër që e dimë mirë se ka bërë progres serioz vitin e fundit dhe ka qenë pjesë e Kampionatit Europian 2020, i vetmi që ka luajtur në EURO 2020 nga grupi ynë” – tha Ribas.

“Por nga ana tjetër, kjo është pikërisht ajo që na motivon.

Të luash kundër një kundërshtari të tillë na jep forcën për të dhënë maksimumin dhe të përpiqemi të befasojmë para publikut tonë.

Kemi luajtur një ndeshje të mirë me Maqedoninë para katër viteve këtu në Gjibraltar dhe tani do të mundohemi të tregojmë në mënyrën e duhur se këtu luhet futboll në nivel të lartë”, tha trajneri uruguaian.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ahmeti: 20 vjetori i dedikohet dy dekadave të ardhshme, kush është i përgaditur për këtë udhëtim, le të lidh rrypin e sigurisë

Story i radhës

OBSH konfirmon 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish