Selektori i Argjentinës nuk humb shpresën

November 22, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ishte i zhgënjyer pas humbjes me Arabinë Saudite, që ishte dhe befasia më e madhe e kësaj të martë. Tekniku amerikano-latin tregon se skuadrës i mungoi forca në pjesën e parë për të mbyllur llogaritë, por nuk e humbet besimin për ndeshjet e radhës.

“Duhet ta lëmë pas këtë humbje e të ecim përpara.

Sot ishte një ditë “jo” për ne, e trishtueshme do të thosha, por nuk kemi kohë për të humbur, duhet të ngremë kokën e të shohim ndeshjet që kemi para.

Në pjesën e parë ishim dominues në mënyrë të padiskutueshme. Do të bëjmë nalaizën tonë me qetësi. Nuk mund të anashkaloj se pozicionet e parregullta që na anuluan golat ishin milimetrike”.

Scaloni theksoi se do të ndjekin planin e tyre të punës dhe të përpiqen të korrigjojnë këtë gabim në ndeshjet e tyre të ardhshme kundër Meksikës dhe Polonisë.

“Ne vazhdojmë të mendojmë në të njëjtën mënyrë. Para ndeshjes na konsideruan si favoritë, por në një Botëror këto gjëra mund të ndodhin. Do të punojmë në aspektet që nuk shkuan mirë.”

Argjentina u mund pas 36 ndeshjes, duke i dhënë fund një ecurie mbresëlënëse pikërisht në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite, që u bë gjithashtu e para përfaqësuese aziatike që i shënon më shumë se një gol skuadrës amerikano-latine.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KRU “Prishtina” njofton për gjendjen me turbullirën e ujit në kanalin e Ibër Lepencit dhe zgjidhjet alternative për furnizim

Story i radhës

Xhaferi: Gjuha, shenjë identitare e një populli

Të fundit nga

ShkoLartë