Selami: Që sot, 0% TVSH për produktet ushqimore bazë (VIDEO)

Zëvendës drejtori i të Ardhurave Publike (DAP), Abdul Selam Selami në një prononcim për indeks.mk ka folur rreth masës së aprovuar nga Qeveria, zero përqind tatim për produktet bazë.

Selami ka thënë se kjo masë hyn në fuqi nga dita e sotme dhe përfshinë një sër produktesh.

“Produktet të cilat janë të përfshira në këtë masë janë, bukë, miell tip-400, qumësht me 2%, 3,2% dhe 3,5% yndyrë, sheqer i bardhë, vaj luledielli, vezë dhe disa produkte tjera”, tha fillimisht Selami duke shtuar se këto produkte do të shiten me çmimin e doganuar.

Paralajmëroi edhe sanksione për kompanitë, marketet të cilat nuk do ta respektojnë vendimin.

“Sigurisht, kjo është kompetencë edhe e inspektoratit të punës, d.m.th do të ketë edhe nga Inspektorati i punës po edhe DAP, po besoj se kompanitë nuk do e kenë këtë problem sepse nëse një kompani shet me TVSH, do të formohet konkurrencë dhe vet qytetarët nuk do të shkojnë në atë vend sepse do të jenë çmimet më të larta”, deklaroi Selami.

Kujtojmë, masa zero përqind TVSH ishte propozim i Qeverisë që si pikë kaloi edhe në Kuvend. Përveç kësaj, është ulur edhe akciza e derivative të naftës.

https://video-sof1-2.xx.fbcdn.net/v/t42.1790-2/275804298_1106046753569905_4548771780759817636_n.mp4?_nc_cat=106&ccb=1-5&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjMwMCwicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=w9hAs9zUIfYAX98VOF7&_nc_oc=AQkqhWVl6dhbpQ3vRAJiEu-KnD5aEyrMAe6nrcCfBgFsoarztgfl7W-4c6c7ON_zJuI&rl=300&vabr=110&_nc_ht=video-sof1-2.xx&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT_pg54f940E_t1fvuaEHQzzFdtrV-RVxpehIehIbmhsxA&oe=62335FC5

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja kur ptiten të shpallen rezultatet regjistrimit të popullsisë

Story i radhës

Drejtori Halili: Fondi për Inovacion intensivisht do të përfshijë shkencën në zhvillimin e inovacioneve në vend

Të fundit nga