Sela për deklaratën e Kurtit: Shqip u godit gjuha shqipe, uroj të jetë një lajthitje momenti

November 18, 2024
1 minut lexim


Në lidhje me deklaratën e Albin Kurtit për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se iu rikthye ndjesia e keqe që kishte, në periudhën e diferencimeve politike të pasviteve 1981 që siç thotë, kryefjala e lajmeve niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar.

Sela tha se, sot, gjuha shqipe u godit shqip dhe uroi që, kjo të jetë një lajthitje momenti.


“Më ka ngel thellë në kujtesë periudha e diferencimeve politike të pasviteve 1981. Është gati e pashlyeshme në mbamendjen time prej femije të askohe-kryefjala e lajmeve që niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar! Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare. Është më se e qartë se ky zhargon politik kontrollohej nga një qendër që per qëllim kishte satanizimin e viktimës, fillimisht spastrimin institucional të shqiptarëve e me pas edhe etnik të tyre.

Sot mu rikthye kjo ndjesi e keqe e shumë viteve më parë pa asnjë ndryshim në formë dhe paraqitje!


Shqip u godit gjuha shqipe dhe perpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut.

Uroj të jetë një lajthitje momenti”, tha Sela.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Izet Mexhiti në 2018 uronte zyrtarizimin e gjuhës shqipe, tani e mohon!

Story i radhës

Hetimet per “21 janarin”/ Salvator Kacaj dhe Armando Prenga pyetën nga SPAK si protestues

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë