sela edhe 4 vite ne krye te ash se flet taravari 6203ee7694d64

Sela edhe 4 vite në krye të ASH-së? Flet Taravari

February 9, 2022
1 minut lexim

Ziadin Sela do të kandidojë për mandatin e tij të dytë në krye të Aleancës për Shqiptarët (ASH), në Kongresin e partisë që do të mbahet më 27 mars të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë, numri dy i ASH-së, Arben Taravari.

Ai tha, se do të qendrojë fuqishëm pas kandidaturës së Selës, nëse në Kongres paraqitet edhe ndonjë kandidaturë tjetër.

“Ne me kryertarin Ziadin Selën kemi biseduar disa herë hapur. Ne kemi funksionuar si binom dhe nuk kemi pasur asnjëherë probleme. Unë edhe këto katër vite që kaluan, te Aleanca për Shqiptarët ku kam qenë sekretar gjeneral, jam ndjerë edhe si kryetar i partisë. Kam pas dilema kryetari, të vazhdojë ose jo. Por, tash jemi dakorduar që ai të vazhdojë edhe një mandat. E ka përkrahjen time absolute. Nëse paraqitet ndonjë kandidaturë tjetër, unë do të qendroj pas Ziadin Selës dhe do ta përkrahi fuqimisht kandidaturën e tij”, tha Taravari.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kovacevski tiganj kroacia me mbeshtetje te perspektivave evropiane te rmv se 6203ec965e710
Story i mëparshëm

Kovaçevski – Tiganj: Kroacia me mbështetje të perspektivave evropiane të RMV-së

krize golash per ronaldon kishte 10 vjet qe nuk i ndodhte 6203eeae35d16
Story i radhës

Krizë golash për Ronaldon, kishte 10 vjet që nuk i ndodhte

Të fundit nga

Moti për sot: Me diell e vranësira

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore. Era do të fryjë nga
ShkoLartë