Sela: BDI emëroi ambasador në OKB njeriun që i ka përgjakur shqiptarët (VIDEO)

min lexim

Është për turp e faqe të zezë, të emërohet për ambasador dhe të insistohet që me çdo kusht që ambasador në Kombet e Bashkuara të jetë njeriu i cili u refuzua para ca muajsh për të qenë ambasador në Uashington dhe tani propozohet dhe është dekretuar për ambasador në Kombet e Bashkuara.

Natyrisht që kjo flet për një element shumë shqetësues që karakterizon shoqerinë dhe shtetin tonë.

Klientelizimi është një element devijues i kësaj shoqërie që duhet të luftohet dhe tani nuk po marrim vesh kush është klienti, ministri i punëve të jashtme apo ky zotëria që u emëruar për ambasador në Kombet e Bashkuara.

Emri i zotërisë në fjalë për shqiptarët ngjallë emocione jo të mira sepse ka qenë ministër i punëve të brendshme në kohën kur janë përgjakur shqiptarët, në kohën kur shqiptarëve u janë shkelur të drejtat e liritë e individit.

Është njeriu i cili do të njihet si ministri i punëve të brendshme që derdhi gjak shqiptari dhe gjujti mbi shqiptarët sepse kërkuan shkollim, arsimim, të drejtën për tu shkolluar dhe arsimuar si të gjithë të tjetër.

Një njeri i tillë të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut është më tepër se skandal. Nuk është që dua të merrem me temë, por kjo edhe një herë e heq maskën e BDI-së, e cila nuk lë vend pa përmendur “Levicën”, ndërsa njerëzit që i kanë duart me gjak i emëron ambasador.

Story i mëparshëm

Kryetari i Odës së Farmacistëve: Qytetarët nuk kanë nevojë të krijojnë rezerva të barnave

Story i radhës

Po vjen! Acar dhe dëborë, çfarë pritet të sjellë shtjella ciklonike në Shqipëri e Kosovë

Të fundit nga