sekuestrohen kater arme zjarri ne zubin potok arrestohen dy persona 6ae7b882b5841

Sekuestrohen katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

November 2, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri gjatë një kontrolli të një automjeti në fshatin Gazivod të Zubin Potokut, ndërsa dy persona janë arrestuar dhe intervistuar në lidhje me rastin.

Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 16:15, kur zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Zubin Potok kanë ndaluar për kontroll rutinor një automjet me targa vendore, të drejtuar nga personi A.B., i lindur në vitin 1993, ndërsa pasagjer ishte I.M., i lindur në vitin 1973, transmeton “Bota sot”.

Gjatë kontaktit me policinë, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se posedonte armë, të cilat, sipas tij, i kishte gjetur në një thes, disa metra larg vendit ku ishte ndaluar automjeti.

Pas kësaj, policët kanë arrestuar të dy personat dhe gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur e sekuestruar katër armë zjarri. Në mesin e tyre ishte një armë e llojit AK-47 dhe tri armë të tjera të llojit M-48.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar edhe kontrollin në adresat e banimit të dy personave në Mitrovicë të Jugut. Megjithatë, gjatë kontrolleve nuk është gjetur ndonjë send i kundërligjshëm.

Me udhëzim të prokurorit, të dyshuarit janë intervistuar në lidhje me rastin dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast se hasin në armë apo mjete të tjera të kundërligjshme, të mos i prekin ato, por ta njoftojnë Policinë përmes numrit emergjent 192.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kshz publikon rezultatin final nga zgjedhjet ne bervenice 6ae7b822b042a
Lajmi i mëparshëm

KSHZ publikon rezultatin final nga zgjedhjet në Bërvenicë

zgjedhjet lokale cela vija e kuqe e shqiperia behet jane individet qe kane abuzuar me pushtetin 6ae7b8dd1de34
Lajmi i radhës

Zgjedhjet lokale, Çela: Vija e kuqe e “Shqipëria Bëhet” janë individët që kanë abuzuar me pushtetin

Të fundit nga

ShkoLartë