Sekuestrohen edhe dy jahte ruse, njëri pronë e mikut të afërt të Putinit

Mediat kanë raportuar se edhe dy superjahte ruse janë sekuestruar sot në rivierën italiane.

Jahti “Lady M” i sekuestruar nga autoritetet italiane, 60 metra i gjatë, është pronë e miliarderit rus Alexey Mordashov, i cili besohet të ketë pasuri në vlerë prej 23 miliardë dollarëve.

Jahti tjetër i sekuestruar është “Lena”, 40 metra i gjatë, pronë e oligarkut rus Gennady TImchenko. Ai njihet si manjat i energjië dhe mik i afërt me Vladimir Putin, ka raportuar gazeta La Stampa.

Që të dy miliarderët ishin futur në listën e sanksioneve të BE-së, pas pushtimit rus në Ukrainë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Miliarderi turk është i interesuar të blejë Chelsean

Story i radhës

Gazetarët e Sky News sulmohen në Ukrainë, kameramani merr goditje në pancir

Të fundit nga