​Miliarderi turk është i interesuar të blejë Chelsean

Miliarderi turk Muhsin Bayrak është i interesuar të blejë skuadrën e Premier Ligës angleze Chelsea, raportojnë mediat britanike të premten.

Roman Abramovich, pronari aktual, e nxori klubin në shitje të mërkurën pas 19 vjetësh në krye të tij për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë.

Tashmë disa palë kanë shprehur interes për klubin londinez dhe tani atyre u është bashkuar Bayrak, një magnat i ndërtimit, energjisë dhe teknologjisë.

“Ne mund të konfirmojmë absolutisht ofertën tonë për Chelsean”, tha Seda Bayrak, drejtoresha ekzekutive e AB Grup Holding.

Para Bayrak, edhe miliarderi amerikan Todd Boehly, pronar i ekipit të bejsbollit Los Angeles Dodgers, i lidhur me zviceranin Hansjoerg Wyss, shprehu gjithashtu interes për të blerë Chelsean.

Rusi Abramovich vendosi të shesë klubin, megjithëse nuk është në listën e personave që janë nën sanksionet britanike për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kola: Nuk patëm fatin e mirë,

Story i radhës

Sekuestrohen edhe dy jahte ruse, njëri pronë e mikut të afërt të Putinit

Të fundit nga