Sektori i shërbimeve njeh rritje në këto ditë festash

min lexim

Sektorët e ofrimit të ushqimit, argëtimit dhe turizmit të Kinës patën rimëkëmbje të fortë gjatë pushimeve treditore të Vitit të Ri pas optimizimit të politikës së vendit për përballimin e COVID-19.

“Biznesi tani është kthyer në 70 për qind të niveleve paraepidemike,” tha znj. Liang, menaxhere e një restoranti në Pekin. Ajo u shpreh se restoranti i saj priti një numër të madh klientësh ditën e parë të rinisjes së shërbimeve të restoranteve në kryeqytetin kinez.

Gjatë pushimeve, nga 31 dhjetor deri në 2 janar, më shumë se 100 restorante në “Guijie”, një rrugë e famshme ushqimore në Pekin, patën radhë të gjata klientësh dhe disa funksionuan për 24 orë.

Në Guangzhou të Kinës Jugore, një qytet pararojë në rregullimin e masave të COVID-19, edhe zinxhiri i restoranteve “Haidilao” pati radhë të gjata klientësh më 31 dhjetor. Me mëkëmbjen e sektorit të ofrimit të ushqimeve, distrikti i biznesit në rrugën “Tianhe” në Guangzhou tërhoqi më shumë se 1 milion vizita në ditë.

Edhe konsumi në internet ka vazhduar të rritet. Të dhënat nga platforma kineze e tregtisë elektronike që ofron shërbime të jetesës, “Meituan”, tregojnë se në dy ditët e para të pushimeve, vëllimi i transaksioneve në internet të shërbimeve të restoranteve në Kinë më shumë se u dyfishuan në krahasim me javën e mëparshme. Ndër to, vëllimi i transaksioneve në provincat e Kinës Lindore Jiangsu dhe Zhejiang u rrit me më shumë se 230 %.
Të dhënat prej shumë agjencive të udhëtimit tregojnë se udhëtarët parapëlqyen udhëtimet në provinca dhe rajone të tjera gjatë pushimeve treditore.

Portali i udhëtimeve “Trip.com” tha se pothuajse 60 për qind e klientëve të tij blenë turne ndërprovinciale gjatë pushimeve, nga 40 për qind në vitin 2022.

“Flight AI”, baza e dhënave e këtij grupi, theksoi se trafiku i udhëtarëve në 10 aeroportet më të mëdha të vendit, duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar të Kryeqytetit të Pekinit dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Pudong” të Shangait, u rrit me 20 për qind gjatë pushimeve.

Sipas të dhënave nga portali i udhëtimeve i “Alibaba”-s “Feizhu”, numri i biletave të trenit u shtua më shumë se 2.6 herë gjatë pushimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të muajit të kaluar, duke arritur kulmin në pothuajse gjysmë viti, nga të cilat rezervimet ndërprovinciale të biletave të trenit zinin pothuajse 60 për qind.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, gjatë pushimeve u bënë 52.71 milionë udhëtime të brendshme turistike, me një rritje prej 0.44 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat gjatë pushimeve ishin mbi 26.52 miliardë juanë (3.84 miliardë dollarë), 4 për qind më shumë se vjet, duke përbërë rreth 35 për qind të të ardhurave të krijuara në të njëjtën periudhë në vitin 2019, tha ministria.

Edhe të ardhurat prej biletave të kinemave u përmirësuan gjatë pushimeve. Sipas “Lighthouse”, një kompani e hetimit të të ardhurave të biletave të kinemave në pronësi të “Alibaba”-s, deri në orën 13:59 të 2 janarit, vlera e përgjithshme e të ardhurave nga biletat gjatë pushimeve të Vitit të Ri 2023 i kaloi 500 milion juanët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çitaku: Kosova e ka një kryeministër që nuk di të qeverisë

Story i radhës

YouTube fshin këngën e Elsa Lilës dhe Capital T pas ankesës së kompozitorit

Të fundit nga