Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtyn vizitën në Izrael

1 minut lexim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka shtyrë vizitën e planifikuar për javën e ardhshme në Izrael, sipas Reuters duke cituar një burim, i cili nuk specifikoi arsyen e shtyrjes së udhëtimit.

Vizita e sekretarit amerikan të mbrojtjes do të përkonte me një periudhë tensioni të shtuar në kufirin e Izraelit me Libanin, mbi shpërthimet vdekjeprurëse në radiot dhe dronët e Hezbollahut për të cilët Bejruti dhe lëvizja shiite fajësojnë Izraelin.

Nga këto sulme, të paktën 37 njerëz u vranë dhe më shumë se 3,000 u plagosën në dy ditët e mëparshme.

Detaje tjera nuk u japen.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Kovaçev: Nuk u pëlqen të jenë në BE, ndaj kërkojnë justifikime duke shpifur ndaj Bullgarisë

Story i radhës

Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve

Të fundit nga