Sejamini: Rama e priti ftohtë Kurtin, i tregoi botës se nuk ‘shkon me vëllain’

Gjatë Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë, u vu re një pritje e “akullt” që iu rezervua kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga Edi Rama që ishte mikpritës i Samitit, një tregues i marrëdhënieve të tyre gjithnjë e më të tensionuara.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti Neritan Sejamini tha se Rama mund të shfrytëzonte mundësinë dhe të krijonte kushte për Kurtin, që ai të komunikojë dhe të takojë sa më shumë lider europianë, sidomos në situatën ku ndodhet Kosova, por nuk e bën një gjë të tillë, madje e tregon hapur edhe para të huajve, se mes tij dhe kryeministrit të Kosovës ka një marrëdhënie jo të mirë.

“Ky është një takim i rëndësishëm dhe zotit Kurti nuk i lind çdo ditë mundësia të jetë me këta liderë europianë. Zoti Rama mund t’i krijojë kushtet me mikpritjen, me ndikimin, që zoti Kurti, të takojë, të flasë sa më shumë me udhëheqësit europiane. Është gjynah ta shohësh zotin Kurti që pritet ftohtë dhe është gjynah që një mundësi e tillë, që mund ta shfrytëzonte, nuk i jep shumë mundësi dhe për këtë një rol kufizues ka edhe sjellja e zotit Rama, që për mua është e pajistifikuar.

Aq më tepër kur ai është i vetëdijshëm që të gjithë emocionet e veta i shpreh me gjeste sipërfaqësore, me buzëqeshje, me lule, ai është i vetëdijshëm që sjellja e tij me zotin Kurti, do të bjerë edhe në sy. Ai e tregon edhe me të tjerët që marrëdhënia e tij me Kurtin është e dobët ose jo e mirë dhe e tregon edhe me të tjerët, që është indiferent ndaj çështjes së zotit Kurti.

Për të mos thënë që dje tha me zonjën Von der Leyen, që ne nuk zgjidhim probleme bilaterale ndërkohë që Procesi i Berlinit objektivin e tij të parë dhe kryesor ka zgjidhjen e problemeve bilaterale”, tha Sejamini.

Story i mëparshëm

Gazetarja zbulon politikanin më të lumtur të samitit të Berlinit në Tiranë

Story i radhës

Ronaldo, më së shumti gola deri më tani në 2023

Të fundit nga