Gazetarja zbulon politikanin më të lumtur të samitit të Berlinit në Tiranë

Gazetarja Esmeralda Mulaj tha në emisionin Now në Euroneës Albania se e vetmja arritje e Ramës në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit ishte diplomacia publike.

Sipas saj, ky samit nuk prodhoi asgjë konkrete për rajonin, pasi u mbajt nën hijen e luftës mes Hamasit dhe Izraelit dhe të vetmit liderë që u shfaqen të lumtur ishin ata në largim, që nuk do të kenë më asnjë përgjegjësi politike.

“Po të shikoje imazhet e udhëheqësve shikoje tensionin në botë, e kishin në axhendë këtë samit ndaj e bënë. Për ne sigurisht që është gjë e mirë.

Kryeministri më i lumtur ishte ai i Holandës, Mark Rute i cili nuk do të merret më me politikë, është kryeministër i dorëhequr, ai i Spanjës shkon në zgjedhje, Von der Leyen shkon në zgjedhje. Ishin të relaksuar se nuk do të mbajnë përgjegjësi vitin tjetër”, tha gazetarja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse ka zero komunikim Rama-Kurti? Deputeti i PS: Zjarri që mund të djegë gjithçka

Story i radhës

Sejamini: Rama e priti ftohtë Kurtin, i tregoi botës se nuk ‘shkon me vëllain’

Të fundit nga

​Moti për vikend

Gjatë dy ditëve të fundit të javës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me diell