Sejamini: Berisha është i vetmi që mund ta mbajë partinë të bashkuar

March 16, 2022
min lexim

“Berisha do të vijë në krye të partisë pasi është i vetmi që mund ta mbajë partinë të bashkuar”. Kështu është shprehur gazetari Neritan Sejamini, teksa ka komentuar krizën në PD, por edhe ultimatumin që Grida Duma i ka vendosur Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, ai tha se këto zhvillime në PD janë kosto e një veprimi të munguar nga ana Bashës i cili duhet të kishte dhënë dorëheqje që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill.

Sipas Sejaminit, Berisha do të vijë në krye të partisë pasi është i vetmi që mund ta mbajë partinë të bashkuar.

“Të gjitha zhvillimet në PD janë kostoja e mungesës së lidershipit dhe mungesës së vendimeve të mara pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill. Nëse Luzlim Basha do të kishte dhënë dorëheqjen dhe deputetët e PD-së do i kishin kërkuar dorëheqjen të gjitha këto zhvillime dhe kosto nuk do të kishin ndodhur. Dhe janë kosto shumë të mëdha këto për opozitën jo vetëm përçarja dhe rezultati zgjedhor por edhe te imazhi i opozitës që ka pësuar një goditje shumë të rëndë në publik.

Dhe janë kosto vetëm për një veprim të munguar, do të ishte veprim prej udhëheqësi i Lulzim Bashës nëse do të kishte dhënë dorëheqje dhe i pjesësë tjetër që nuk u treguan udhëheqës që ti thonin stop duhet të vijë dikush tjetër në krye të partisë.

Tani në vend të ecim para, do të bëjmë një hap prapa, pasi zoti Berisha do të vijë në krye të partisë pasi është i vetmi që mund ta mbajë partinë të bashkuar. Të gjitha këto janë humbje kohe dhe është herët të thuash që PD-ja është bërë parti demokratike.

Po quaj parti demokratike atë pjesë që përfaqëson nën drejtimin e zotit Berisha.

Të gjithë këto që po shikoni janë rrëmuja për të larguar të shpëtuar pushtetin. Kjo është një lojë banale dhe nuk është për lojë parimore, por ka një gjë parimore që të gjithë ti nënshtrohen votës. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​“A të ka mejtë shpina”, Lul Berisha tregon se si nisi përplasja Ademi-Govori në FFK

Story i radhës

Ish-sulmuesi më i mirë në Evropë: Më shpëtoi gruaja

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë