Futbollisti Kaltrin Seferaj largohet nga ekipi i Feronikelit të Drenasit.
Ai bën të ditur vendimin e tij përmes një shkrimi. Feronikeli do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.
“Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Feronikeli.
Falënderoj kryesinë, të gjithë̈ trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët e flaktë ‘Tigrat e Zi’, për mbështetjen e dhënë̈.
Klubit qe u rrita kalova momente te mira, të vështira i dëshiroj shumë sukses në vazhdim dhe shpresoj shumë që të kalojnë këtë krizë në të cilën gjenden dhe të kthehen aty ku e kanë vendin – në majen e futbollit kosovar”, ka njoftuar Seferaj.