sedani i ri volkswagen si do te dukej marka evropiane jetta 680293228417e

Sedani i ri Volkswagen – si do të dukej marka evropiane Jetta?

April 18, 2025
1 minut lexim

Në tregun kinez po zhvillohet një betejë epike – konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe, ndaj edhe nevoja për modele të reja është e lartë.

Volkswagen shet një sërë modelesh në këtë shtet, të cilët janë të dizajnuar posaçërisht për tregun lokal – nëse mund ta quajmë “lokal” një vend me mbi një miliard banorë.

Së fundmi janë publikuar fotografitë e modelit Lavida Pro, një version i rifreskuar i Lavidas bazë, e cila është një sedan kompakt.

Mund ta quajmë “Jetta kineze”, edhe pse ai model nuk prodhohet më për tregun evropian.

Lavida Pro, e zhvilluar përmes një bashkëpunimi të përbashkët mes kompanisë kineze SAIC dhe Volkswagen, nga pjesa e përparme ngjan me Volkswagen Passat-in evropian, ndërsa pjesa e pasme ndjek stilin tashmë klasik të Volkswagen-it me drita të lidhura ndërmjet tyre.

Lavida Pro është e gjatë 4720 mm dhe do të ofrohet vetëm me një motor 1.5-litërsh turbo benzinë me katër cilindra. Fuqia e tij është 109 kuaj/fuqi (81 kW), ka pohon në rrotat e përparme, dhe përdor një kambio automatike me shtatë marshe.

Aktualisht nuk janë publikuar fotografi nga brendësia e makinës, por pritet të ketë një dizajn klasik me panel digjital, sistem multimedial dhe komandat e kondicionerit të vendosura poshtë tij. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

trajneri i chelsea kritikon yjet e klubit shpresojme qe te fillojne te shenojne se shpejti 680291f6c87a1
Story i mëparshëm

​Trajneri i Chelsea kritikon yjet e klubit: Shpresojmë që të fillojnë të shënojnë së shpejti

gjermania hap rrugen per deportimin e emigranteve drejt greqise 680295b913cd9
Story i radhës

Gjermania hap rrugën për deportimin e emigrantëve drejt Greqisë

Të fundit nga

Lajm i hidhur për Barcelonën

Barcelona ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampioneve, pasi ka mësuar se me shumë mundësi do të përballojë fundin e sezonit pa një preje elementëve
ShkoLartë