Lajm i hidhur për Barcelonën

Barcelona jep një lajm të hidhur për një nga talentët më mëdhenj të futbollit: Ansu Fatin. 18-vjeçari, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Betisit, e fituar 5-2 nga Barcelona, ka dëmtuar meniskun, e për rrjedhojë ka humbur grumbullimin me Spanjën për ndeshjet e nëntorit.

Sulmuesi anësor “blaugrana” u zëvendësua nga Messi sapo nisi pjesa e dytë, për shkak të problemeve me gjurin, por fatkeqësisht, sipas njoftimit të Barcelonës, “testet e kryera këtë pasdite kanë përcaktuar që Ansu Fati ka këputje të meniskut të brendshëm të gjurit të majtë. Në ditët e ardhshme do të përcaktohet dhe rruga që duhet ndjekur për riaftësimin e sulmuesit.”

Në minutën e 31-të të ndeshjes ndaj Betisit, Ansu Fati mori një goditje të fortë nga qendërmbrojtësi Mandi brenda zonës, e cila rezultoi penallti në favor të Barçës. Griezmann nuk arriti ta shndërronte në gol.

Pavarësisht se u duk qartë se ishte dëmtuar (Koeman nxori në nxemje Briathwaite), Ansu Fati qëndroi në fushë deri në fund të pjesës së parë, çka mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e situatës. Pasi e kuptoi në pushimin mes pjesëve rëndësinë e dëmtimit, Koeman hodhi në fushë Messin, i cili u shfaq vendimtar në fitoren e Barcelonës.

Ngjarja paraprake

Trump, padi zgjedhore në Arizona

Ngjarja e ardhëshme

Horoskopi ditor, e diel 8 nëntor 2020

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian