Seanca të tre komisioneve të Kuvendit

April 20, 2022
1 minut lexim

Në Kuvend sot seanca duhet të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Komisioni për shëndetësi dhe Komisioni ligjvënës-juridik.

Në rend të ditës të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit për aktin e përgjithshëm të Avokatit të popullit, Raporti vjetor i Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit të respektit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2021 dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Anëtarët e Komisionit për shëndetësi dhe të Komisionit ligjvënës – juridik duhet ta shqyrtojnë Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Asnjë luftë midis popujve, pa paqe midis klasave

Story i radhës

GJUHA SHQIPE/ Shqiptarët të rijnë rehat derisa BDI është në pushtet

Të fundit nga

ShkoLartë