seanca per vrasjen e rreshterit lika paraqiten levizjet e te ndjerit dhe te akuzuarve disa minuta para aktit 6ae0783fa54a9

Seanca për vrasjen e rreshterit Lika, paraqiten lëvizjet e të ndjerit dhe të akuzuarve disa minuta para aktit

October 27, 2026
1 minut lexim

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, janë paraqitur lëvizjet e Muhamet Likës, pak minuta para vrasjes dhe lëvizjet e të akuzuarve.

Raporti është paraqitur nga hetuesi policor në departamentin për krime të rënda dhe krim të organizuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, më 9 janar të këtij viti kishte ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., SH.K. dhe D.G.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje, më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, e privuan nga jeta zyrtarin e Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, në Kaçanik, duke përdorur armë zjarri.

Sipas Prokurorisë, vrasja dyshohet se është kryer pas përgatitjes paraprake, ndërsa në rast pretendohet se është përfshirë edhe një person i mitur.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngriten aktakuza per ryshfet dhe abuzim gjate kontrolleve tatimore ne pulse dhe kompanive tjera te lidhura me te 6ae077e12f541
Lajmi i mëparshëm

Ngriten aktakuza për ryshfet dhe abuzim gjatë kontrolleve tatimore në “Pulse” dhe kompanive tjera të lidhura me të

njerezit po kerkojne terheqjen e qeverise kjo eshte axhenda qe shqiperia ka tabaku smund te sillemi sikur nuk ka ndodhur asgje 6ae0789d9664c
Lajmi i radhës

“Njerëzit po kërkojnë tërheqjen e qeverisë, kjo është axhenda që Shqipëria ka”- Tabaku: S’mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë!

Të fundit nga

ShkoLartë