Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar me votimin e projektligjeve të parashikuara në seancën plenare, e cila është e fundit për vitin 2024.
Sakaq, Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro ngritjen e shërbimit rezervist në Shqipëri. Po ashtu, me 81 vota pro është votuar projektligji për anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.
Deputeti socialist Erion Braçe u shpreh se ligji shfuqizon gjobat e vendosura nga 1 janari 2015- 30 nëntor 2024. Ky projektligj ka marrë vota edhe nga ana e opozitës, të cilët kanë bashkuar votat me shumicën socialiste.
Në total janë 9 deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka.
Deputetët e opozitës që dhanë votën pro për faljen e gjobave:
Bujar Leskaj
Jorida Tabaku
Elda Hoti
Albana Vokshi
Flamur Noka
Dashnor Sula
Asllan Dogjani
Ilda Dhori
Zheni Gjergji
Burimi: botasot.info